UEFA kërkon “kokën” e Infantino-s: Kemi humbur plotësisht besimin tek ai!

1 Gusht 2026, 14:15Sport TEMA
UEFA kërkon “kokën” e Infantino-s: Kemi humbur

Pasojat e planit të investimeve të anuluara po intensifikohen për numrin një të FIFA-s, pasi UEFA pak çaste më parë ka bërë me dije se ka humbur besimin në lidershipin e Gianni Infantino-s.

Edhe pse pak orë më parë numri një i FIFA-s bëri me dije se do të tërhiqej nga plani i tij për të krijuar një kompani, e cila do të privatizonte turneun e Kupës së Botës, UEFA nuk është qetësuar duke rreaguar përsëri.

“Udhëheqja aktuale e FIFA-s jo vetëm që ka humbur besimin e UEFA-s, por edhe atë të shumë anëtarëve të tjerë të familjes së futbollit. Kur Gianni Infantino kërkoi besimin dhe votat e shoqatave anëtare të FIFA-s për ta zgjedhur atë si president të tyre në vitin 2016, ai tha: ‘Sigurisht që duhet të jemi transparentë’. Ai u tha palëve të interesuara të mbledhura: ‘Paratë e FIFA-s janë paratë tuaja. Nuk janë paratë e presidentit të FIFA-s. Ju jeni shoqatat kombëtare dhe paratë e FIFA-s duhet të shërbejnë për zhvillimin e futbollit dhe jo për asgjë tjetër’”, thuhej në deklaratë.

“Ai nuk i ka përmbushur të dyja këto premtime. Marrëveshja e shëmtuar, e fshehtë dhe e errët që ai hartoi dhe u përpoq ta zbatonte me forcë ishte gjithçka përveçse transparente. Më herët gjatë javës, dy konfederata të tjera të mëdha dhe figura të larta pranë Infantinos folën kundër planeve. Kjo është një fitore për të gjithë lojën. Por nuk duhet të jetë fundi i historisë. Propozimi u ndal. Detyra e rindërtimit të besimit në FIFA sapo ka filluar”, thuhej në deklaratën e UEFA-s.

6 Komente

  1. P
    Po Nr.2 Xhaxhi Armando

    Çish thote !?

    Përgjigjjuni
    1. t
      tetovari2

      Trapi,Trampi,i premtoi karigen e kryetarit të OKB-së si shpërblim për ta privatizuar kupën e botës që ta blente lukunija familjare e Trapit,jo ahumë por 20%.

      Përgjigjjuni
      1. E
        Edi Rama - esëll fare

        Ju jap besën dhe praninë besnike që president të FIFAs do bëhet Olsi Rama (Duka I Xibrakës)

        Përgjigjjuni
        1. B
          Berti

          Kurva I UEFA do te beje politike jo te permisoje futbollon.

          Përgjigjjuni
          1. B
            Berti

            Kurva I UEFA do te beje politike jo te permisoje futbollon.

            Përgjigjjuni
            1. B
              Berti

              Kurva I UEFA do te beje politike jo te permisoje futbollon.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje