Alarm në Karaburun, sinjali SOS shpëton dy të miturit gjermanë!

1 Gusht 2026, 14:55Kronika TEMA
Alarm në Karaburun, sinjali SOS shpëton dy të miturit

Gjatë natës së mbrëmshme, dy të mitur me shtetësi gjermane humbën rrugën në zonën e Karaburunit, duke kërkuar ndihmë përmes sinjalit SOS.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në terren u angazhuan shërbimet e Policisë, ekipi i Kërkim-Shpëtimit, si dhe punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, të cilët nisën operacionin për gjetjen e tyre.

Rreth orës 04:00 të mëngjesit, ekipet arritën t’i lokalizonin dy të miturit, ndërsa rreth orës 06:30 u bë i mundur shpëtimi i tyre. Fatmirësisht, ata u gjetën në gjendje të mirë shëndetësore dhe jashtë rrezikut për jetën.

1 Komente

  1. O
    Oi oi

    Dy të mitur, një vajzë 14 vjeçe dhe një djalë 16 vjeç, vendosën të kalojnë natën jashtë, por mbasi u kaloi zjerrmi, ju hyni të ftohtët dhe kërkuan ndihmë ..... SOS.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje