Media franceze ka publikuar një renditje të agjencive të inteligjencës në Evropë, ku në vendin e parë është renditur MI6 e Mbretërisë së Bashkuar me 251 pikë.
Sipas renditjes që ka bërë “L’Express”, vendin e dytë e zë DGSE e Francës me 169 pikë, ndërsa e treta është AIVD e Holandës me 97 pikë. Në pozitën e katërt renditen së bashku shërbimet ukrainase SBU dhe HUR me 77 pikë, ndërsa BND e Gjermanisë mban vendin e pestë me 62 pikë.
Në dhjetëshen e parë përfshihen edhe Suedia, Norvegjia, Estonia, Polonia dhe Danimarka.
Sipas shpjegimit të publikuar, renditja është hartuar nga një juri prej 60 profesionistësh ndërkombëtarë të inteligjencës. Secili prej tyre ka votuar për pesë shërbime të huaja të inteligjencës bazuar në përvojën e tyre, duke ndarë nga pesë pikë për vendin e parë deri në një pikë për vendin e pestë. Kriteret kryesore të vlerësimit kanë qenë efikasiteti dhe besueshmëria.
Dhjetë shtete të tjera të përfshira në këtë listë pas dhjetëshes së parë janë Rumani, Spanja, Finlanda, Zvicra, Italia, Belgjika, Republika Çeke, Lituania, Portugalia, Austria dhe Letonia.
Futjani pordhes. Te Evropes mbase,po te botes?
Jua konfirmoj qe ASHTU ESHTE : MI6 është i Pari ne bote - "P" me te madhe, se e meritojnë te vlerësohen : per Atdheun e bejne, per Njerezine!!!!..... BRAVO, BRAVO, BRAVO, Anglezëve me një fjalë Italiane - kjo ja ben me te sofistikuar mundin, me klas përpjekjen!!! JU LUMTE!!! E MERITONI!!! ????????????
Pikepyetjet nuk janë te mijat, jua konfirmoj dhe këtë!!
Pikepyetjet nuk janë te mijat, jua konfirmoj dhe këtë!!
Mo po që e meritojnë e kuptuam dhe që qënkërkan më të fortët në Botë e kuptuam, por skuptuam, ku qëndrojnë SHBA, Rusia, Kina, Japonia, Izraeli dhe ndonjë vend tjetër që smë kujtohet. Se që Rumunët u renditkërkan nga vendet më të forta, e dija deri në 1990, ku Shqipëria Ishte më i FORTI, pastaj vinin këto vendet e mëdhaja rëmbythje me zbulimin dhe ne jetonim të lumtur. Hajde renditje hajde.
Hahahhahahahahahaha. Hajde eksperte hajde. Fsb, Cia, Mosad, ku futen, apo jane agjensi turistike keto?! Spiunazhi varet nga parate, eksperienca, historia dhe motivini. Asnje nga ato shkollat e baletit qe keni futur ne renditje nuk krahasohet me keto te treja. Hahahahhahaahah. Letonia dhe Danimarka pastaj jane nam fare????????????