Aksident i rëndë në një minierë në Bulqizë, materiali i kromit zë poshtë minatorin

1 Gusht 2026, 16:35Kronika TEMA
Aksident i rëndë në një minierë në Bulqizë,

Një ngjarje e rëndë është regjistruar rreth orës 13:00 në Tërnovë e Madhe, në bashkinë Bulqizë, ku një minator dyshohet se ka rënë në një furnelë gjatë procesit të punës.

Sipas informacionit paraprak,  40 vjeçari, banues në Burrel dhe me detyrë minator/brigadier në një subjekt privat, dyshohet se është mbuluar nga materiali i kromit pas incidentit.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e kërkim-shpëtimit dhe forcat e Policisë, të cilat po vijojnë operacionin për lokalizimin dhe nxjerrjen e 40-vjeçarit.

Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur veprimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.

1 Komente

  1. A
    Ariu

    oooo me vjen keq , ngushullime familjes, u pershe ne paqe o njeri i mire..

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje