Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i ka bërë thirrje BE-së dhe SHBA-ve që të ushtrojnë presion ndaj Serbisë për deklasifikimin e dokumentacionit që lidhet me krimet e luftës në Kosovë.
Deklarata e Kurtit u bë në Kalludër të Vogël të Zubin-Potokut, ku po kryhen gërmime në një vend që dyshohet si varresë masive. Kurti thekson se deklasifikimi i dokumenteve që lidhen me krimet e luftës është e domosdoshme për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.
“I bëjmë thirrje edhe një herë ndërkombëtarëve, SHBA-së dhe BE-së, që këto dokumentacione të klasifikuara të deklasifikohen, të zbardhet e vërteta, në mënyrë që familjeve të mbi 1.500 personave të pagjetur t’u jepet fund ankthit dhe dhimbjes dhe të kenë mundësi t’i varrosin me dinjitet më të dashurit e tyre”, tha Kurti.
Serbia duhet te beje publike dosjen e kurtin ne burgun e Serbise.
Ky agjenti serb vazhdon me i rre kosovart se osht patriot, sa ma shum plaket aq ma shum ngjan me Millosheviqin
Rama te shpalle Kurtin nongrata, dhe te mbylle kufirin me Kosoven nese sekti i tij na prish qetesine publike. Ndryshe Rama ti ban llogarite mire me shqiptaret e tij ne Shqipni.
Brravo Albin!