Nga Shpëtim Luku
Mikrofoni është një mjet që shërben për të përcjellë më qartë zërin dhe për të realizuar një komunikim më të mirë publik. Ai është një instrument për të transmetuar ide, mendime dhe mesazhe te audienca.
Mirëpo, pikërisht këtu nis edhe keqkuptimi. Mikrofonit i janë turrur të gjithë: protestues e foltoristë, gazetarë e analistë, politikanë e aktivistë. Pavarësisht nëse kanë diçka me vlerë për të thënë apo jo. Pavarësisht nëse dinë të flasin apo jo. Pavarësisht nëse zotërojnë aftësinë për të bindur të tjerët apo jo.
Shumë e konsiderojnë mikrofonin si një mjet magjik, përmes të cilit investojnë për të ardhmen e tyre publike. Besojnë se çdo dalje para kamerës apo audiencës u shton autoritet, ndikim dhe reputacion. Por rrallëherë mendojnë se ai mund të jetë edhe investimi i tyre më i keq.
Sepse mikrofoni nuk i fsheh mangësitë, përkundrazi, i zmadhon ato. Ai nxjerr në pah varfërinë e mendimit, mungesën e kulturës, paaftësinë për të artikuluar, fjalorin e kufizuar dhe mungesën e një logjike të strukturuar. Çdo dalje publike bëhet një provim, rezultati i të cilit mbetet në kujtesën e publikut.
Edhe pse përdorimi i mikrofonit është masivizuar në televizione, aktivitete publike e politike, hapësirës publike shqiptare vazhdojnë t'i mungojnë oratorët e vërtetë, ata njerëz që me fjalën e tyre ngjallin besim, frymëzojnë dhe u japin peshë ideve.
Një ditë, teksa po shëtisja pranë shkollës "Wilson", buzë Parkut të Liqenit, dëgjova një person që fliste me zë të lartë, sikur po mbante një fjalim. Mendova se po debatonte me dikë, por në fakt po bënte prova me veten. Dy orë më vonë, kur hapa televizorin për të parë lajmet, dëgjova po ato fjali, me të njëjtin ritëm dhe të njëjtat intonacione. Ishte deklarata e një prej politikanëve të rinj, që për një dalje disa minutëshe kishte kaluar orë të tëra duke e ushtruar.
Nuk është domosdoshmërisht problem pasi edhe oratorët më të mëdhenj përgatiten. Problemi lind kur dikush beson se mjafton ta mbash mikrofonin në dorë për t'u bërë i besueshëm. Mikrofoni nuk krijon autoritet, ai vetëm e amplifikon atë që je. Nëse ke ide, bëhesh më i dëgjueshëm Nëse ke boshllëk, shndërrohesh në person i padurueshëm
Prandaj mikrofoni mbetet një nga keqkuptimet më të mëdha të jetës publike shqiptare. Shumë politikanë mendojnë se me çdo dalje po forcojnë pozitat e tyre në sytë e publikut. Në të vërtetë, shumë prej tyre nuk po ndërtojnë reputacion, por po çimentojnë një imazh që më pas do ta kenë pothuajse të pamundur ta ndryshojnë.
Kete bythqirin e paguan Ragami me nje paçe plenci. E ka pazarin shume te ulet
Nga e di qe e paguan Rama, na thuaj ndonjë fakt, se keshtu kuturu futja t'ia futim e ku te dalë te dalë. Artikull shkruesi i ka bere një analize td sakte jush flet në mikrofon, dia apo pa dia, çpunë ka Rama ketu se kur nuk u pëlqen analiza thuhet eshte I Ramës
O Korca mos pi shume se nuk te kuptojme.....
O Luku, hajde thuaji keto qe shkruan ne mikrofon
Protestues. Sonte mer mikrofonin per te folur Luku Bythpambuku
Po kujt i thua. Pak e kuptojnë se me të drejtë siç e thekson, se është sa autovlerësim po kaq edhe autodeskreditim
Mos ju ha hakun. Kishte dhe zonja që nuk kishin penist. Ky është halli më i madhe.Dhe pijanec ordiner, që quhen artist.
Mendjen nuk t'a jep mikrofoni dhe as medemek shprehjet përmendësh që i lexon në telefon siç ti kanë dërguar lejuesit tek mikrogoni. Nuk bëhesh politikan me mikrofon por me atë që të.ka dhënë zoti dhe arsimimi. Kështu është kur të urdhërojnë si të flasësh.
I nderuar Shpetim kemi pasur nje plake ne fshat e ajo ka lene ca llafe te mira edhe per sot pa lere me per kohen qe i thoshte . Rane malet e u ngrine halet , ishte koha qe sapo u clirua vendi , ne lufte u vrane ata me trimat e ne krye dolen ata me idiotat qe nuk e kishin proble ta dridhnin si te ua donte puna . U be kaka e maces per ilac edhe ketu e kishte fjalen po per ata qe dolen ne krye ata te ndyret qe zune vendet e punes e qe me apo pa dashje do shkoje te qaje hallin me ata me te ndyret . Aktuale per dot dolen ca rrugace e thone kusht i pa negociushem , ca qelbanike qe nuk dine te ngrene breket e tyre si ai idioti qe mban autopolantin ne dore e therret me atributet e drejtuest te protestes . Apo ca karakurva qe i lane lene burrat se shkerdheheshin me qente e rruges e marrin fjalen e kerkojne burra e vene kusht te pa negocushem , nuk diskutojme me qeverine Rama .
Njerzit nuk vleresohen ne ate sheshe para mikrofonit per menyren e te shprehurit, por per problemet qe ata kane, dhe ata nuk jane te zgjedhur, nuk shkojne me detyrim. Ju zotri qe shkruani informou mire, se kemi njerez ne parlanent qe nuk u takone vendi aty, deri sa vleresimi i pergjitheshem per ta le shume mangesi.
Faji eshte I shtetit qe I lejon keto plehra te kerkojne pidh me mikrofon e I merr sejozisht kerkesat e ketyre aventuriereve.
Si Sali gerdalla qe flet broçkulla . Sa me shume del ne TV aq me shume e urrejne
Jo vetem nga politikanet,tani po dalin dhe disa qypetare e nuk hap dot me televizorin se te shpifet
Epo protesta ME MADHESHTORE DHE ME PAQESORE ne histories e njerezimit, patjeter qe do te kete dhe defekte. Nje gazetar I mire I anashkalon keto dukuri. E rendesishme eshte qe PROTESTA E QYTETAREVE MODEL TE GLOBIT po ndryshon imazhin shpellar te Shqiperise ne nje imazh MODERNE sa edhe Roma dhe Parisi duken si primitive tani.