Taksa e trashëgimisë kushton shumë, djali i Jack Charlton duhet të paguajë 200.000 mijë £ për medaljen e fituar nga i ati në 1966-ën

1 Gusht 2026, 12:20Sport TEMA
Taksa e trashëgimisë kushton shumë, djali i Jack Charlton duhet

Djali i Jack Charlton pretendon se përballet me një taksë trashëgimie prej 200,000 mijë paund nëse dëshiron të mbajë medaljen e çmuar të fituesit të Kupës së Botës nga viti 1966, e cila i përkiste babait të tij.

John Charlton e mori medaljen me testamentin e babait të tij, por ai duhet t’ia lërë nënës së tij, Pat ose ta paguajë nëse e dëshiron.

Babai i tij ishte qendërmbrojtësi titullar i Anglisë, e cila mundi në finale Gjermaninë Perëndimore 4-2. Jack Charlton ndërroi jetë në  moshën 85-vjeçare në vitin 2020. “Mendoj se vetëm ai dhe xhaxhai im, Bobi, i kanë mbajtur medaljet e tyre. Të gjithë të tjerët nuk i kanë më”, zbuloi John Charlton.

3 Komente

  1. h
    hason

    Ky qeka si GJEL DETI.......

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hajdari

      O hasono, o qyp qe dhe emrin tat sdi me shkrujt, osht Jack Charton ai ne foto, o hason.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Daku

        Bobi ishte qendersulmues

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje