Zjarr mes disa fshatrave të Gjirokastrës, flakët shuhen pas 6 orësh, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

1 Gusht 2026, 08:30Kronika TEMA
Zjarr mes disa fshatrave të Gjirokastrës, flakët shuhen pas 6

Një zjarr i fuqishëm shpërtheu mbrëmjen e djeshme midis fshatrave Asim Zeneli, Antigone dhe Saraqinisht të Gjirokastrës, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me barishte dhe shkurre.

Flakët u përhapën me shpejtësi në katër vatra të ndryshme, duke ngritur dyshime për zjarrvënie të qëllimshme.

Pas një beteje të gjatë që zgjati rreth gjashtë orë, efektivët e Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit arritën të neutralizonin plotësisht zjarrin në orën 04:45 të mëngjesit.

Terreni i thyer dhe bimësia e dendur e bënë ndërhyrjen tepër të vështirë, por falë fatmirësisht u shmang përhapja e mëtejshme e flakëve.

Hetimet për ngjarjen kanë nisur, ndërsa organet ligjzbatuese po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe për të identifikuar autorët e mundshëm të zjarrvënies.

Lini një Përgjigje