Filmi “Citizen Vigilante” i regjisorit gjerman Uwe Boll ka shkaktuar një valë polemikash në Gjermani për shkak të skenave të dhunshme dhe mesazheve të tij provokuese. Regjisori, i cilësuar shpesh si “më i keqi në botë”, ka deklaruar publikisht mbështetjen e tij për partinë e djathtë ekstreme AfD, duke thënë: “Unë votoj AfD-në”.
Filmi tregon historinë e një ish-ushtaraku që merr drejtësinë në duart e veta dhe shndërrohet në një hakmarrës të armatosur. Në disa skena, protagonisti vret emigrantë dhe kryen akte brutale dhune në emër të hakmarrjes.
Një prej skenave më të kontestuara paraqet personazhin kryesor duke vrarë një familje emigrantësh, pasi djali i saj dyshohet se kishte marrë pjesë në përdhunimin e një vajze të mitur. Skenat janë cilësuar nga kritikët si nxitëse të urrejtjes dhe dhunës.
Pas publikimit në Gjermani, filmi u ndalua për personat nën 18 vjeç, ndërsa revista gjermane Stern ngriti pyetjen nëse duhej të ndalohej plotësisht. Ndërkohë, sipërmarrësi Elon Musk e publikoi filmin falas në platformën X, duke e paraqitur këtë si një reagim ndaj asaj që e cilësoi si censurë.
Mbështetje për filmin ka dhënë edhe deputeti i AfD-së, Ronald Gläser, i cili kritikoi kufizimin e shfaqjes për të miturit dhe e quajti atë “censurë morale nga elitat politikisht korrekte”.
Por polemika u thellua pas një shfaqjeje të organizuar nga vetë deputeti në zyrën e tij në periferi të Berlinit. Sipas gazetës zvicerane Neue Zürcher Zeitung, disa skena ku protagonisti vriste emigrantë u pritën me duartrokitje nga publiku, ndërsa gjatë një prej skenave më të dhunshme u dëgjua një thirrje: “Shumë bukur!”.
Një nga të pranishmit madje bëri shaka duke thënë se “edhe atij do t’i pëlqente një automatik”, duke ngritur shqetësime për glorifikimin e dhunës dhe idenë e “drejtësisë së marrë në duart e veta”.
Vetë Uwe Boll ka mbrojtur filmin e tij, duke thënë se dëshiron “t’i trondisë gjermanët” për çështjen e emigracionit, ndërsa ka bërë të ditur se po përgatit edhe vazhdimin e filmit, “Citizen Vigilante 2”.
A.K./TemA
Nuk mund te komentoje nje film qe nuk e kam pare. Impresionet jane personale. Nese skena te ndryshme te filmit i trajton ne skena paralele te ngjarjeve te perjetuara, si pozitive dhe negative, mendoj se reagimi do te ishte serish personal. Kur skenat trajtojne ngjarje, e cila i bashkon reagimet personale ne nje te vetme, atehere eshte per tu konsideruar problem social.
Ngjarje te tilla si ato ne film ka pasur qe disa dekada. Ky film ka dashur ta promovoj 'zeitgeistin' e AfD-se. Kur kjo promovohet edhe nga Thrillioneri i pare, kjo qeshtje kerkon te merret seriozisht.
Shqiptaret nuk duhet te tremben nga e djathta. Burrat e kombit shqiptare kane qene te djathte. I kerkuan gjermanit te mos ndiqeshin zhuivet dhe ne" tokat e lirueme" hapen shkollat shqipe per zhuivet shqiptare, mbetur matane kufirit. E djathta(!) e Baballareve te kombit e sjelle Shqiperine te bashkuar me kater Vilajetet. Shkova ca kohe me nje leje pune (vize) ne Europe. Punoja me Lorane dhe Donin. Ishin origjine italiane por jetonin ne France. Me thote Loran: nuk ke frike si punon me ne, se une jame fashist. Une qesha e i thashe: nuk i kam frike fashistet sepse e kam patur gjyshin(!) me ju italianet dhe kur ju u dorzuat(!) vazhdoi me gjermanet. Mire me tha qenke shoku jone pra. Sigurisht u thashe. Kur niseshim per pune vinte tape qe ne mengjes. Loran ngiste makinen gjithmone. Nje dite me tha: baje kujdes, jame kriminel e do te te vras. I thashe nuk ka mundesi. Pse me thote!? paske harruar i thash, kurre nje kriminel nuk munde te ngreje doren kunder nje 'fashisti' qe i asht denuar gjyshi me vdekje nga komunistet. Ishte vertet tip melankolik kriminel. Qeshi çuditshem(!) e me tha me fal, ke te drejte ashtu asht. je me te vertet i betuar si ata(!). Ndali makinen , doli te marre nje paket cigaresh. Une ju drejtove Donit shokut te tije. I thashe; çka ku mute me fashizmin, nje bythe ustai e me detyrone te flase tjeter per tjeter. Doni me tha i kam thene dhe une, por hera heres e kape semundja per fashizmin. Punova 6 muaj me ta dhe me pushuan per rifreskim te kantierit. Tre muaj me pas duke kaluar ne nje fshat te bleje nje makine, shohe Loran para deres se shtepise. Nuk e kisha ditur kurre se ku banonte. Me kacafyti ne sy te gruas e femijve dhe ju tha; ky asht ai i betuari? vazhdoi me tej. Thote eja te hyjme brenda dhe te te jape nja dhjete arka me libra te Hitlerit. Ja hodha serish me takt! I thashe ti paske dhjete arka por ne shtepine qe kam me qira, kam tridhjet arka me librat e tije. Me perqafoi. U ndame. Zot i madhe i thashe shqiptarit qe kisha marre si mjeshter per te provuar makinen. Keto budallej nje fjale duan dhe ngjallen. Do turren se gjoja po mposhtim komunizmin e do na marrin me qafe bash ne bijve te nacionalizmit tolerant shqiptar.