Wall Street Journal: Trump autorizon sulm të ri ndaj Iranit, ofensiva mund të nisë këtë fundjavë

1 Gusht 2026, 09:20Bota TEMA
Wall Street Journal: Trump autorizon sulm të ri ndaj Iranit, ofensiva mund

Presidenti amerikan Donald Trump ka autorizuar një sulm të ri ndaj Iranit, i cili mund të nisë këtë fundjavë, sipas një raportimi të Wall Street Journal.

Sipas medias amerikane, vendimi vjen në një kohë kur tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit vazhdojnë të rriten.

Në reagim, Teherani ka kërcënuar me hakmarrje ndaj objektivave amerikane dhe izraelite, duke paralajmëruar se do t’i përgjigjet çdo sulmi të ri.

Ndërkohë, situata mbetet e tensionuar edhe në Ngushticën e Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme për transportin e naftës në botë. Sipas raportimeve, një tanker nafte u godit nga një predhë e paidentifikuar, por nuk u raportuan viktima.

Lini një Përgjigje