Avokatët e huaj të Erion Veliajt pritet ta dërgojnë çështjen e arrestit të tij në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.
Hapi i radhës është parashikuar për 10 shtator, kur mbrojtja pritet të ndërmarrë procedurat për ankimin në gjykatën ndërkombëtare.
Për këtë qëllim, avokatët kanë kërkuar një takim të dytë me kryebashkiakun e Tiranës në ambientet e SPAK-ut, të planifikuar po për datën 10 shtator.
Gjatë takimit, Veliaj pritet të firmosë dokumentacionin e nevojshëm për vijimin e procedurave të ankimit lidhur me masën e arrestit.
Vendimi i mbrojtjes për t’iu drejtuar Strasburgut vjen pas dy vendimeve në favor të Veliajt nga Gjykata Kushtetuese, të cilat janë bërë pjesë e argumentimit të avokatëve.
Kujtojmë që Gjykata e Lartë ka caktuar 15 shtatorin, ora 09:30, për shqyrtimin e masës së sigurisë ndaj Veliajt, pas rikthimit të çështjes nga Gjykata Kushtetuese.














