Një komb që s’ka libra të shkruara në gjuhën e vet është i pajetë, i humbur.

Rilindësi i shquar, gjuhëtari, dijetari, shkrimtari, publicisti dhe ideologu kryesor i
Lëvizjes Kombëtare, Sami Frashëri, vdiq më 18 qershor 1904 në Stamboll. Nga
Stambolli, ku u vendos më 1872, ai zhvilloi një veprimtari të gjerë patriotike për
çlirimin dhe bashkimin kombëtar të popullit shqiptar. Drejtoi revistat e para në gjuhën
shqipe “Drita” dhe “Dituria”, ku shkroi një numër të madh artikujsh. Një nga veprat
më të shquara të këtij mendimtari patriot, demokrat dhe përparimtar është
“Shqipërija ç’ka qenë, ç’është dhe ç’do të bëhetë?”, një traktat që u shndërrua në
manifestin e Rilindjes Shqiptare, në të cilin u shprehën idealet demokratike të
zhvillimit politik e shoqëror të vendit, të zhvillimit të arsimit, të kulturës e të shkencës.
…Shqipëtari s’është vetëm i fortë e trim, po edhe i xgjuarë më tepërë se çdo komp.
Në çdo shkollë, në çdo mësim që të hynjë shqipëtari, çquan nga të tjerëtë edhe del
siprë të gjithëve. Në punërat e në mjeshtërit shqipëtari s’eshtë më pak i zoti se në
luft ët e në dituri: punon dhenë pa lodhje, hap vij a të thella, munt të bënjë punëra të
mbëdha e të vyera…


Disa thënie:
Të ngjallurit e gjuhës shqipe dhe të bashkuarit e dialekteve të saj e të ndritësuarit e
kombit tonë, që është një punë shumë e vjetër e shenjtëruar.
T’i ndalosh me forcë zakonet e liga të kombit, do të thotë t’i shpallësh luftë atij; gjëja
që nevojitet është të ngresh kombin në shkallën që vetë të heqë dorë nga zakonet e
liga.
Kush bazohet në forcën, bie pak për tokë sapo të thyhet forca, por ai që bazohet në
drejtësinë është i mbështetur në një godinë të fortë që nuk shembet kurrë.
Tirani më i poshtër është ai që është rritur nën regjim tiranie, sepse e ushtron
tiraninë në formë hakmarrjeje.