E-TJERA

Zjarri masiv i afrohet Athinës, 500 zjarrfikës në betejë me flakët në Kithairon

w02-102911w0293041ELIKOPTERO2jpg-696x392-1.jpg

Një zjarr masiv ka përfshirë zonat malore në perëndim të Athinës, i cili ka vënë në alarm autoritetet greke.

Qindra zjarrfikës, forca të emergjencës, vullnetarë dhe mjete të ushtrisë janë angazhuar gjatë gjithë natës për të vënë nën kontroll flakët në malin Kithairon.

Me zbardhjen e ditës, operacionet ajrore janë rikthyer, me avionë dhe helikopterë zjarrfikës që kanë ndërhyrë për të frenuar përhapjen e zjarrit.

 Megjithatë, erërat e forta kanë favorizuar përhapjen e flakëve, duke prekur më rëndë zonat Venizë dhe Psathas.

Sipas autoriteteve, vatra e zjarrit po avancon drejt lindjes dhe ndodhet vetëm pak kilometra larg qytetit të Megarës, rreth 50 kilometra nga Athina.

Në terren po veprojnë rreth 500 zjarrfikës, mes tyre edhe ekipe të dërguara nga Rumania dhe Franca, ndërsa operacioni mbështetet nga mjete të rënda dhe forca të tjera ndihmëse.

 

Të fundit