Rajoni

Video/ Përplasen dy avionë zjarrfikës gjatë operacionit kundër flakëve në Greqi

Screenshot 2026-08-02 171730.png

Një incident ajror është regjistruar gjatë operacioneve për shuarjen e zjarreve në Greqi, ku dy avionë zjarrfikës janë përplasur me njëri-tjetrin teksa po ndërhynin për të frenuar përhapjen e flakëve.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Megarës, në perëndim të Athinës, ku mjetet ajrore ishin angazhuar për hedhjen e ujit mbi vatrat aktive të zjarrit.

Për pasojë, dy persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur. 
 
Sipas informacioneve paraprake nga autoritetet, viktimat janë një shtetas grek dhe një shtetas rumun, ndërsa dy anëtarët e tjerë të ekuipazheve janë shpëtuar me sukses nga forcat e kërkim-shpëtimit.

Autoritetet greke kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e përplasjes dhe për të sqaruar rrethanat në të cilat ndodhi incidenti gjatë operacionit të emergjencës.

 

Të fundit