POLITIKOFF

Justin Trudeau në Prishtinë, ish-kryeministri kanadez ndjek performanc e partneres së tij Katy Perry

Katy Perry ishte një nga emrat kryesorë të natës së parë të Sunny Hill Festival në Prishtinë, ku elektrizoi publikun me performancën e saj dhe interpretimet e disa prej këngëve më të njohura të karrierës.

Por, përveç skenës, vëmendjen e mori edhe një figurë e njohur politike ndërkombëtare. Ish-kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, u shfaq në ambientet e festivalit për të ndjekur nga afër performancën e partneres së tij.

Prania e Trudeau nuk ishte njoftuar më herët publikisht, por u bë e ditur përmes një fotografie të publikuar nga DJ Deezy, një prej artistëve pjesëmarrës në Sunny Hill Festival.

Sipas raportimeve, Trudeau kishte udhëtuar drejt Kosovës për të qenë pranë Katy Perry-t gjatë kësaj nate të veçantë për këngëtaren.

Dyshja janë në një lidhje prej rreth një viti. Romanca e tyre u bë publike në vitin 2025, pas disa daljeve së bashku, ndërsa që prej atëherë çifti është parë në evente dhe udhëtime të ndryshme, duke tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

Të fundit