Rajoni

Kufiri Kroaci–Mali i Zi në kaos, banorët u hapin dyert mijëra udhëtarëve

Përballë kolonave kilometrike dhe pritjeve që zgjasin me orë të tëra në kufirin mes Kroacisë dhe Malit të Zi, banorët e zonës së Konavles kanë ndërmarrë një gjest solidariteti ndaj udhëtarëve të bllokuar.

Familjet e zonës kanë hapur dyert e shtëpive të tyre, duke u mundësuar udhëtarëve përdorimin e tualeteve, furnizimin me ujë dhe një vend për të pushuar, ndërsa shumë prej tyre presin në temperatura të larta prej orësh.

Edhe autoritetet lokale kanë ndërhyrë duke vendosur cisterna me ujë të pijshëm pranë kolonave, në përpjekje për të lehtësuar situatën e mijëra personave që mbeten të bllokuar në trafik.

Në pikën kufitare Karasoviçi–Debeli Brijeg kolonat kanë arritur deri në 20 kilometra, ndërsa pritjet raportohen të zgjasin deri në 10 orë, me raste jozyrtare që flasin edhe për vonesa shumë më të gjata. Ky është një problem që përsëritet pothuajse çdo verë për shkak të fluksit të lartë të udhëtarëve.

Të fundit