E-TJERA

Spektakël në Sunny Hill, Katy Perry emocionon mijëra fansa me flamurin e Kosovës

Mijëra fansa u bënë pjesë e natës së dytë të festivalit “Sunny Hill” në Prishtinë, ku skena u pushtua nga performanca e yllit ndërkombëtar Katy Perry.

Artistja amerikane dhuroi një spektakël të veçantë, duke u shfaqur para publikut me një kostum astronauti. Gjatë performancës, akrobatët në skenë i dorëzuan flamurin e Kosovës, të cilin Perry e përfshiu në shfaqjen e saj duke krijuar një moment simbolik që u prit me ovacione nga të pranishmit.

Pamjet e artistes me flamurin e Kosovës u shpërndanë gjerësisht në rrjetet sociale dhe u kthyen në një nga momentet më të komentuar të mbrëmjes.

“Përshëndetje Prishtinë. A jeni shqiptarë, a do të festoni me mua?”, ishte përshëndetja e parë e Katy Perryt për mijëra të pranishmit, të cilët kënduan në kor hitet e saj gjatë gjithë koncertit.

Të fundit