E-TJERA

62 ditë protestë, diaspora i bashkohet sot qytetarëve në shesh

Lëvizja qytetare që kërkon largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama zhvillon sot protestën kombëtare në Tiranë, me pjesëmarrjen edhe të shqiptarëve nga diaspora.

Tubimi vjen pas 62 netësh protestash të njëpasnjëshme në kryeqytet, ku qytetarët kanë vijuar të mblidhen çdo mbrëmje duke kërkuar ndryshim politik dhe zgjedhje të parakohshme.

Gjatë protestës së fundit, organizatorët përsëritën kërkesat e tyre ndaj qeverisë dhe njoftuan se protesta e radhës do të kishte një shtrirje më të gjerë, duke ftuar shqiptarët brenda dhe jashtë vendit që t’i bashkohen.

Sipas njoftimeve të shpërndara nga grupime të diasporës, tubimi do të zhvillohet në Bulevardin e Tiranës, ku pritet pjesëmarrja e qytetarëve nga disa vende.

Protestat kanë vijuar prej javësh në kryeqytet, me organizatorët që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe hapjen e një procesi të ri politik përmes zgjedhjeve të parakohshme.

Të fundit