Ditari i Opozitës

“SPAK nuk e prek çështjen KAYO-n”, Berisha: Rama ka kontroll absolut mbi drejtësinë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar SPAK se nuk po heton denoncimet për kompaninë KAYO, duke pretenduar se institucioni i drejtësisë është nën ndikimin e kryeministrit Edi Rama.

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se çështja KAYO përbën një tjetër rast ku, sipas tij, janë evidentuar shkelje ligjore, konflikte interesi dhe elementë korrupsioni.

Berisha solli në vëmendje edhe çështjen e Belinda Ballukut, duke akuzuar mazhorancën se e ka mbrojtur atë përmes votave në Kuvend.

Berisha: Faleminderit për pyetjen Elisabeta dhe për shqetësimin. Ky rast është një nga rastet e shumta që faktojnë se SPAK-u është në kontrollin e plotë dhe total të Edi Ramës.

Në këtë sipërmarrje, janë denoncuar dhe janë konstatuar shkelje të mëdha ligjore, konflikte të rënda dhe korrupsione të mëdha, për shkak të këtyre shkeljeve. Dosja e dërguar përmban dokumente të panumërta.

Por, natyrisht, mos harroni një moment, pasi përdori 83 mandatet për të, si mburojë për Lubi Ballukun, Edi Rama deklaroi se çështja Balluku është e mbyllur.

Ndaj dhe këto thirrjet e saj në SPAK janë thjesht procedura pa asnjë vlerë.

Se Edi Rama, në luftën e hapur të shpallur ndaj sistemit, ndaj SPAK-ut dhe drejtësisë, natyrisht ka të gjitha mjetet e kontrollit absolut mbi ta.

Të fundit