E-TJERA

Koçeku: Të dielën nisin protestat në Shkodër kundër konsullatës serbe

Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka reaguar kundër planeve për hapjen e një konsullate serbe në Shkodër, duke e cilësuar të papërshtatshëm këtë zhvillim në kohën kur në Zubin Potok po vazhdojnë kërkimet për viktimat e luftës në Kosovë.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Koçeku shpreh kritika ndaj autoriteteve shqiptare për mënyrën se si po trajtohet çështja e konsullatës serbe, duke kërkuar më shumë transparencë nga institucionet.

“Ndërkohë që po ndodhin të gjitha këto, shteti shqiptar flet për hapjen e konsullatës serbe në Shkodër. Po çfarë konsullate more?! Deri më sot për këtë çështje ka vetëm sqarime të turbullta nga institucionet shqiptare, pra përpjekje me mos me sqaruar hiç”, shkruan Koçeku në reagimin e saj.

Koçeku ka bërë të ditur gjithashtu se të dielën pritet të nisin protesta në Shkodër kundër hapjes së konsullatës serbe. 

"Flitet për parime diplomacie, marrëdhanie bilaterale, përfitime ekonomike por harrojnë ma të randësishmen: realitetin e nji populli të masakruem.  Të dielën pritet të nisin protestat në Shkodër kundër hapjes së konsullatës serbe. Kjo nuk asht nji punë që kalon lehtë", shkruan Koçeku.

Të fundit