E-TJERA

Zjarr pranë banesave në Lagjen e Spitalit në Lezhë

Një zjarr ka shkaktuar alarm pasditen e sotme në Lagjen e Spitalit në Lezhë, pasi flakët u përhapën me shpejtësi pranë një zone të banuar.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka nisur në një grumbull mbeturinash dhe, i favorizuar nga kushtet në terren, është përhapur drejt banesave, duke krijuar rrezik për banorët e zonës.

Në vendngjarje ndërhynë menjëherë forcat zjarrfikëse dhe strukturat e Emergjencave Civile, të cilat arritën të izolojnë vatrën dhe të vënë flakët nën kontroll, duke shmangur përhapjen e tyre te banesat.

Fatmirësisht, deri më tani nuk raportohen persona të lënduar, ndërsa po punohet për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Të fundit