E-TJERA

Vlorë/ Makina përplas të renë te vijat e bardha, shoferi largohet nga vendngjarja

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës, ku një vajzë është përplasur nga një automjet teksa po kalonte në vijat e bardha.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur pranë ish-Hipotekës. Automjeti i përfshirë në aksident, i raportuar si një "Porsche" me ngjyrë të bardhë, është larguar nga vendi i ngjarjes menjëherë pas përplasjes.

E reja e lënduar është transportuar në spital, ku po merr trajtim mjekësor të specializuar. Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje mbi gjendjen e saj shëndetësore.

Policia ka nisur hetimet dhe po punon për identifikimin e automjetit dhe drejtuesit të tij, si edhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Të fundit