Bota

Trump: Anulova sulmet ndaj Iranit, po i japim një shans marrëveshjes

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se ka pezulluar planet për sulme të reja ndaj Iranit, pasi sipas tij janë krijuar kushtet për një marrëveshje që mund të arrihet brenda një kohe të shkurtër.

Në një postim në platformën Truth Social, Trump tha se Irani dhe disa vende të Lindjes së Mesme i kanë kërkuar Uashingtonit të mos ndërmarrë veprime ushtarake, duke argumentuar se parametrat kryesorë të një marrëveshjeje janë dakordësuar tashmë.

Sipas presidentit amerikan, kjo marrëveshje do të përfshinte rihapjen e Ngushticës së Hormuzit për lundrim normal dhe eliminimin e kërcënimit që lidhet me programin bërthamor iranian.

Deklarata e Trump vjen pasi mediat amerikane raportuan se SHBA-ja dhe Izraeli po shqyrtonin mundësinë e një fushate të re intensive bombardimesh ndaj infrastrukturës energjetike të Iranit.

Sipas burimeve të cituara nga CBS News, plani ishte diskutuar gjatë mbledhjes së kabinetit të presidentit të premten dhe parashikonte një nga operacionet më të ashpra ushtarake kundër objektivave iraniane.

Të fundit