E-TJERA

Policia jep detaje për aksidentin në minierën e Bulqizës: Minatori u mbulua nga kromi

Policia ka dhënë detaje paraprake lidhur me aksidentin e ndodhur mesditën e kësaj të shtune në një minierë në zonën e Tërnovës së Madhe, në bashkinë Bulqizë.

Sipas uniformave blu, rreth orës 13:00, shtetasi I. K., 40 vjeç, banues në Burrel, me detyrë minator/brigadier në një subjekt privat, dyshohet se ka rënë në një furnel gjatë procesit të punës.

Paraprakisht, dyshohet se 40-vjeçari është mbuluar nga materiali i kromit.

Shërbimet e kërkim-shpëtimit, së bashku me shërbimet e Policisë, ndodhen në vendngjarje dhe po vijojnë punën për lokalizimin dhe nxjerrjen e minatorit.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Të fundit