E-TJERA

I riu thirrje Ramës: Mos tento të blesh protestën, çoji paratë te Onkologjiku!

Screenshot 2026-08-02 203343.png

Gjatë tubimit, në protestën e 64-t radhazi kundër qeverisë përpara godinës së Kryeministrisë, një i ri pjesëmarrës u bëri thirrje qytetarëve të bashkive që preken nga reforma e re administrativo-territoriale t'i bashkohen protestës.

Ai tha se shkrirja e tyre do të sjellë braktisje dhe më pak shërbime për banorët.

I riu u kërkoi gjithashtu qytetarëve që të mos bien pre e premtimeve elektorale pasi vetëm vota do jete mjeti kryesor për të sjellë ndryshimin.

“Çfarë lloj qeverie paska qenë kjo?! Të gjithë qytetarët e bashkive që reforma e këtyre kërkon të shkrijë duhet të vijnë sepse ato do të braktisen dhe do të harrohen!

Shqiptarët duhet ta dinë: kur të vijë dita e votës, hapni sytë, mos bini pre e iluzioneve të Edi Ramës dhe atyre të administratës e t’u jepni votën këtyre kriminelëve. Jepini votën djalit më të mirë që edhe këta ta ndërrojnë këtë kastë të qelbur politike! Vota është origjina e këtij problemi e kësaj proteste! Te ajo votë na blejnë të ardhmen, përfundojmë duke shitur të ardhmen e fëmijëve tanë! Ne nuk e shesim këtë të ardhme për asgjë!

Prindërve tanë u bëjmë thirrje të mos votojnë komunistët, sepse ja ku na kanë sjellë sot! Po protestojmë në verë sepse na kanë vrarë shpresën! Janë më të zinj se bandat kriminale! Ne kemi një qeveri që ka më pak kod moral se mafia. Kemi deputetë që na thonë palaço, por ne nuk ua kemi dhënë votën, e kanë vjedhur!

Shteti do të përdorë gjithë makinerinë që ka për të shtypur këtë protestë, por kemi edhe krimin e organizuar që ka para dy herë sa shteti ynë! Rama, mos harxho lekë të blesh protestën, por çoji te Spitali Onkologjik! Ikni plehra se na nxhitë jetën!”, u shpreh i riu në podiumin e protestës. 

Të fundit