E-TJERA

Mbyllet gara për Prokuror të Përgjithshëm, KLP nis verifikimin e 4 kandidaturave

1727723578_klp.jpeg

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka nisur procesin e shqyrtimit të kandidaturave për postin e Prokurorit të Përgjithshëm, pas mbylljes së afatit për dorëzimin e aplikimeve.

Sipas kuadrit ligjor, KLP ka 45 ditë kohë për të verifikuar dokumentacionin e kandidatëve dhe për të përcaktuar nëse ata përmbushin kriteret e kërkuara për të vijuar garën.

Deri në këtë moment janë regjistruar katër kandidatë zyrtarë: Adnan Xholi, prokuror në SPAK; Rovena Zoto, prokurore në Prokurorinë e Tiranës; Ylli Pjetërnikaj, prokuror; dhe Fatjona Memçaj, prokurore.

Pas përfundimit të fazës së verifikimit, kandidatët që do të kalojnë filtrat ligjorë do të vijojnë me seancat dëgjimore. Kontrolli do të përfshijë verifikimin e pasurisë, të dhënave tatimore dhe doganore, informacionet nga institucionet ligjzbatuese, Byronë Kombëtare të Hetimit dhe organet disiplinore.

Procesi zhvillohet në kuadër të zgjedhjes së pasuesit të Olsian Çelës, mandati i të cilit si Prokuror i Përgjithshëm përfundon në muajin dhjetor.

Të fundit