Lajme

Spahiu: Ka mundësi të zgjidhet Bekim Sejdiu, President, nëse Abdixhiku dhe Kurti negociojnë edhe me PDK e AAK!

09/04/2026 15:49
nga:Y I

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, së bashku me kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, u dakoorduan ditë më parë për emrin e Presidentit të ri të vendit.

Të dy u dakkorduan që kandidati për President të jetë ish-gjyqëtari i Gjykatës Kushtetuese, Bekim Sejdiu.

Por nga Lidhja Demokratike e Kosovës nuk janë pro kandidaturës së Sejdiut të gjithë deputetët e këtij subjekti politik.

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të LDK-së kanë shprehur kundërshtimin për kandidaturën e Sejdiut gjashtë deputetë të kësaj partie.

Lajmin e ka konfirmuar për media kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku.

“Me keqardhje të madhe për popullin gjashtë deputetë të LDK-së kanë vendosur të mos e respektojnë propozimin e Bekim Sejdiut për president. Ata janë Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Arben Gashi, Armend Zemaj, Kujtim Shala dhe Janina Ymeri” deklaroi Abdixhiku në konferencë për media raporton “Gazeta Blic”.

Po sa janë mundësitë reale të zgjidhet Presidenti i ri i vendit në rrethanat aktuale politike?

Në lidhje me këtë çështje ka folur për “Gazeta Blic” profesori universitar, Nexhmedin Spahiu.

Spahiu tha se mundësit janë të vogla por të mundshme të arrihet konsensus për Presidentin.

I pyetur nëse ka gjasa të zgjidhet, Bekim Sejdiu, pas deklarimit të gjashtë deputetëve të LDK-së s’e nuk do t’a votojnë, Spahiu pati këtë përgjigje.

“Po, ka gjasa të zgjidhet Bekim Sejdiu nëse Albini e Lumiri negocojnë me PDK e AAK” tha shkurt Spahiu për “Gazeta Blic”.

Seanca e radhës konstituive e Kuvendit pritet të mbahet me 9 shtator.

/Gazeta Blic/