Një person është gjetur pa shenja jetë sot rreth orës 20:00 në rrugën ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 20:00 është raportuar për një person pa shenja jete në rrugën Agim Ramadani.Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku janë ftuar edhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull. Policia po punon në sqarimin e rrethanave të rastit” deklaroi Ahmeti për “Gazeta Blic”.
/Gazeta Blic/


