Lajme

Aktakuzë ndaj 35 të akuzuarve për krime lufte në lagjen e Jasharëve në Prekaz

09/04/2026 13:48
nga:L J

Prokuroria Speciale e Kosovës ka dorëzuar aktakuzë për krime lufte të kryera në lagjen e Jasharëve, në Prekaz të Skenderajt.

Kjo është bërë e ditur në një konferencë për media nga kryeprokurori i shtetit Valdet Gashi.

Aktakuza është dorëzuar 28 vjet pas ngjarjeve të marsit të vitit 1998, kur forcat serbe sulmuan familjen Jashari në Prekaz të Skenderajt.

Sulmi, i zhvilluar më 5, 6 dhe 7 mars 1998, la të vrarë 55 persona, përfshirë 22 anëtarë të familjes së ngushtë të komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari.