Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Protestë në Paris në mbrojtje të aktivistit shqiptar antifashist që rrezikon burgun në Gjermani
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Protestë në Paris në mbrojtje të aktivistit shqiptar antifashist që rrezikon burgun në Gjermani
BoteLajmi i fundit

Protestë në Paris në mbrojtje të aktivistit shqiptar antifashist që rrezikon burgun në Gjermani

Published: August 31, 2026
Shpërndaje

Gati 300 persona u mblodhën në Paris të dielën për të kërkuar që një shqiptar aktivist antifashist të mos ekstradohet në Gjermani. Rexhino Abazaj i njohur si “Gino” kërkohet nga autoritete gjermane për përfshirje në një rast dhune kundër një parade të neonazistëve në Hungari.

Abazaj është një aktivist shqiptar “antifa”, por ekstradimi i tij në Gjermani u urdhërua nga gjykatat franceze në mesin e gushtit. Më herët gjykatat franceze kishin refuzuar ta dorëzonin atë në Hungari me arsyetimin e rrezikut të të drejtave të tij themelore.

Shqiptari në 30-at, i cili e ka apeluar vendimin, akuzohet nga Hungaria për dhunë kundër neonazistëve që marshuan në Budapest në shkurt të vitit 2023, të cilët u sulmuan me shkopinj gome dhe çekiçë. Ai përballet me një dënim deri në 24 vjet burg në Hungari dhe deri në 10 vjet në Gjermani, pasi disa nga viktimat e supozuar të dhunuar janë shtetas gjermanë.

- Publicitet -

“Unë jam viktimë e persekutimit politik”, si pjesë e një lëvizjeje për të “ndjekur antifashizmin në të gjithë Europën”, – tha “Gino” për AFP në një tubim në verilindje të Parisit të thirrur nga një komitet mbështetës.

Aktivisti që kërcënohet me ekstradim e përshkroi si “stresuese” pritjen për seancën e apelit, gjatë së cilës ai synon të “mbrojë argumentet e tij”.

Në prill të vitit 2025, Franca refuzoi ta dorëzonte atë në Budapest, duke përmendur “rreziqet” e “trajtimit çnjerëzor” në burg dhe pasigurinë në lidhje me garantimin e një gjykimi të drejtë në atë vend të Bashkimit Evropian.

“Gjykata e Kasacionit do të jetë apeli i fundit i mundshëm. Ekziston një rrezik real që Gino të transferohet më pas në Hungari nëse ai ekstradohet më parë në Gjermani. Ata e bënë këtë edhe me Majën. Gjermania e dorëzoi atë”, – shpjegoi për AFP-në një zëdhënës i Komitetit të Solidaritetit të Budapestit.

Në shkurt, drejtësia hungareze dënoi Maja T., një aktiviste të dorëzuar në Budapest nga Gjermania, me 8 vjet burg për të njëjtën rast dhune kundër neonazistëve.

Përpara një banderole të zezë ku shkruhej “Solidaritet me Ginon, jo ekstradimeve”, disa organizata dhe zyrtarë dolën kundër ekstradimit. E pranishme ishte edhe deputetja e LFI-së, Danièle Obono, e cila dëshmoi për mbështetjen e partisë së saj për “të gjithë aktivistët antifashistë që janë viktima të represionit nga shtetet e tyre”.

Në fund të shtatorit 2025, Hungaria ndoqi shembullin amerikan duke e klasifikuar lëvizjen “antifa” si një organizatë “terroriste”.

Lëvizja Antifa (shkurtim për Antifaschistische Aktion – Veprimi Antifashist) është një lëvizje politike e majtë, e shpërndarë dhe pa një udhëheqje qendrore, anëtarët e së cilës synojnë të luftojnë fashizmin, racizmin, neonazizmin dhe supremacizmin e bardhë.

Ajo përfshin protestat e rrugës, ndërprerjen e tubimeve të grupeve të së djathtës ekstreme dhe bllokimin e tyre.
Gjithashtu bën identifikimin publik të individëve me pikëpamje neonaziste ose supremaciste për t’u shkaktuar pasoja sociale apo profesionale.

Disa grupe brenda lëvizjes mbështesin vetëmbrojtjen ose konfrontimin fizik me neonazistët, gjë që ka nxitur debate të mëdha publike mbi dhunën në protesta.

n.s. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
11 Comments
  • demo says:
    August 31, 2026 at 6:48 am

    Po cfare behet keshtu?qenka Cmendur Avropa?Ky Socialisti i ndertoi Jevgjitit nazist,Hitlerist KanyeWest nje stadium qindra miljona dol;lare,,,I dha edhe parate e emergjencave shteterore,4,3 miljone dollare per para xhepi.
    Cdo ne Hungari ti o Abazaj?Hajde protesto ne Tirane.

    Reply
  • Dënim në proporcion me fajin says:
    August 31, 2026 at 8:59 am

    Ti mund të jesh antifashist sa të duash. Si unë meqë ra llafi. Po ti nuk ke të drejtë, meqë je antifashist, të qëllosh me gurë, shkopinj apo çekiçë askënd. Qoftë ai edhe nazist i ekstremit të djathtë. Ndofta dënimi mund të jetë shumë i lartë, por sidoqoftë ti duhet të dënohesh kur sulmon dikë me mjete të forta. Kështu ngjan në të gjithë botën!

    Reply
  • nastradini says:
    August 31, 2026 at 9:18 am

    GINO-ANTIFA I LANC DHE I ENVERIT:

    Tani nga PATRIOT komunist eshte bere INTERNACIONALIST dhe fluturon nga Parisi ne Gjermani dhe nga Gjermania ne Hungari per te luftuar me fanatiket e Hitlerit, po komunizmi me fashizmin jane derra te nje DOSE qe quhet diktature, bukur e ka shprehur komentuesi @demo, pse nuk erdhi ne Shqypni te socialistet e Edi Rames Gino-Antifa per te protestuar para per fashistin Kanye West, por preferoi Hungarine e masakruar nga sovjetiket e Hrushcovit ne vitin fatal 1956?

    Reply
  • Detari says:
    August 31, 2026 at 10:13 am

    Ne vend te protestoje per vendin e tije proteston per te tjeret…

    Reply
  • Vate dhe ditëzeza... says:
    August 31, 2026 at 10:45 am

    Gati 300 persona? Wow, fjala “gati” nënkupton dhe 30 kokrra, a më pak. Ku e keni videon? Apo gënje, gënje se diçka do të mbesë?

    Pastaj kush është ai toç që i del në mbrojtje një kamikazi të dhunshëm?

    I vetëquajturi “antifashist” është para së gjithash qytetar, dhe si i tillë ka të drejta dhe detyrime. Shkele ligjin do përgjigjesh. Në demokraci nuk ka një të njerkës e një të baxhellës.

    Diçka tjetër jashtë teme. Sot në treg mungonte “e përshitshmja” DITA. Të gjitha të tjerat mund t’i blije. E pyeta shitjen dhe ma ktheu: Ka mundësi të dalë nga shtatori. Po mër po, ja ktheva. Aha, i humbi vula dhe kësaj fletushka. Ka shku me u përvëllit në diell bashkë me kryeredaktorin. Kujdes nga i nxehti. Po digjen pyjet e jo më letrat…

    Reply
  • nastradini says:
    August 31, 2026 at 1:24 pm

    PROPAGANDA ANTIFASHISTE NUK MUND TE MBULOJE KRIMET E KOMUNIZMIT

    Me propagande antifashiste Putini filloi agresionin e tij komunist ne Ukraine. Me propagande antifashiste Enveri me KASAPET e Titos masakruan mbi 4 mije djem kosovare ne Tivar dhe ASKUSH sot nuk flet per kete gjenocid antishqyptar qe u be ne emer te antifashizmit komunist sovjetik, as nga Kosova dhe as nga Shqypnia dhe ja sepse:

    “Nga 28 korriku deri më 29 gusht 1948, regjimi komunist ndërmori një valë arrestimesh ne veri te Shqypnise dhe pikerisht ne Koplik. 56 burra dhe gra u arrestuan dhe u torturuan. Katër prej të arrestuarve u vranë pa gjyq dhe u varrosen ne nje grope te perbashket, qe nuk eshte zbuluar akoma. Ky ishte terror shtetëror. Regjimi komunist godiste njerëzit që i konsideronte kundërshtarë politikë, nacionalistë, patriotë, klerikë dhe të gjithë ata që nuk pranonin të nënshtroheshin duke i etiketuar si fashiste. Përmes arrestimeve, torturave, burgjeve, internimeve dhe pushkatimeve, synonte të thyente jo vetëm individin, por edhe familjen dhe gjithë shoqërinë. Kopliku u godit që të frikësohej Malësia e Madhe. Por Malësia nuk u friksua, nuk u nënshtrua por qëndroi e pamposhtur. Ne, sot pas kaq shume vitesh kujtojmë 56 të arrestuarit, të pushkatuarit, të torturuarit, të burgosurit, familjet e tyre dhe të gjithë ata që paguan një çmim të rëndë sepse nuk pranuan të përkuleshin përpara diktaturës.bKomunizmi nuk duhet paraqitur si një sistem që kishte thjesht “gabime”. Ai ishte një diktaturë që përdori shtetin për të shtypur lirinë, për të burgosur, torturuar dhe vrarë kundërshtarët e tij. Përballë atyre që ende e justifikojnë, e relativizojnë apo e idealizojnë komunizmin, qëndrimi ynë duhet të jetë i prerë: Nuk mund të ketë lavdi për një regjim që prodhoi viktima. Nuk mund të ketë barazi mes viktimës dhe xhelatit. Nuk mund të ketë demokraci të vërtetë duke harruar krimet e diktaturës. Nuk mund të ecim përpara pa dënuar krimet e komunizmit! Fatkeqësisht, sot Shqipëria vazhdon të qeveriset nga pinjollë të nomenklaturës komuniste, të cilët kanë trashëguar mentalitetin e pushtetit absolut te Enverit dhe përbuzjen ndaj kundërshtarit. Ndryshoi sistemi, por arroganca, kontrolli dhe përdorimi i shtetit kundër kundërshtarit vazhdojnë të na kujtojnë se komunistët nuk ndryshojnë, ata dinë të ndërtojnë vetem diktatura duke shfrytezuar edhe propaganden antifashiste, le te kujtojme se para do kohe hajdutja Olta Xhacka propozoi ne Parlament nje ligj te posacem per krijimin e Institutit Antifashist, i cili do te studionte dhe reklamonte veprimtarine e LANC kriminal jugosllav, pse nuk e pyet Olta Xhacka bamiresin e saj Edi Rama: Qysh keshtu ftoi ne koncert famoz ne Tirane fashistin Kaney West dhe e dariviti me afro $5 milione dollare?”

    Reply
  • nastradini says:
    August 31, 2026 at 1:26 pm

    PROPAGANDA ANTIFASHISTE NUK MUND TE MBULOJE KRIMET E KOMUNIZMIT

    Me propagande antifashiste Putini filloi agresionin e tij komunist ne Ukraine. Me propagande antifashiste Enveri me KASAPET e Titos masakruan mbi 4 mije djem kosovare ne Tivar dhe ASKUSH sot nuk flet per kete gjenocid antishqyptar qe u be ne emer te antifashizmit komunist sovjetik, as nga Kosova dhe as nga Shqypnia dhe ja sepse:

    “Nga 28 korriku deri më 29 gusht 1948, regjimi komunist ndërmori një valë arrestimesh ne veri te Shqypnise dhe pikerisht ne Koplik. 56 burra dhe gra u arrestuan dhe u torturuan. Katër prej të arrestuarve u vranë pa gjyq dhe u varrosen ne nje grope te perbashket, qe nuk eshte zbuluar akoma. Ky ishte terror shtetëror. Regjimi komunist godiste njerëzit që i konsideronte kundërshtarë politikë, nacionalistë, patriotë, klerikë dhe të gjithë ata që nuk pranonin të nënshtroheshin duke i etiketuar si fashiste. Përmes arrestimeve, torturave, burgjeve, internimeve dhe pushkatimeve, synonte të thyente jo vetëm individin, por edhe familjen dhe gjithë shoqërinë. Kopliku u godit që të frikësohej Malësia e Madhe. Por Malësia nuk u friksua, nuk u nënshtrua por qëndroi e pamposhtur. Ne, sot pas kaq shume vitesh kujtojmë 56 të arrestuarit, të pushkatuarit, të torturuarit, të burgosurit, familjet e tyre dhe të gjithë ata që paguan një çmim të rëndë sepse nuk pranuan të përkuleshin përpara diktaturës. Komunizmi nuk duhet paraqitur si një sistem që kishte thjesht “gabime”. Ai ishte një diktaturë që përdori shtetin për të shtypur lirinë, për të burgosur, torturuar dhe vrarë kundërshtarët e tij. Përballë atyre që ende e justifikojnë, e relativizojnë apo e idealizojnë komunizmin, qëndrimi ynë duhet të jetë i prerë: Nuk mund të ketë lavdi për një regjim që prodhoi viktima. Nuk mund të ketë barazi mes viktimës dhe xhelatit. Nuk mund të ketë demokraci të vërtetë duke harruar krimet e diktaturës. Nuk mund të ecim përpara pa dënuar krimet e komunizmit! Fatkeqësisht, sot Shqipëria vazhdon të qeveriset nga pinjollë të nomenklaturës komuniste, të cilët kanë trashëguar mentalitetin e pushtetit absolut te Enverit dhe përbuzjen ndaj kundërshtarit. Ndryshoi sistemi, por arroganca, kontrolli dhe përdorimi i shtetit kundër kundërshtarit vazhdojnë të na kujtojnë se komunistët nuk ndryshojnë, ata dinë të ndërtojnë vetem diktatura duke shfrytezuar edhe propaganden antifashiste, le te kujtojme se para do kohe hajdutja Olta Xhacka propozoi ne Parlament nje ligj te posacem per krijimin e Institutit Antifashist, i cili do te studionte dhe reklamonte veprimtarine e LANC kriminal jugosllav, pse nuk e pyet Olta Xhacka bamiresin e saj Edi Rama: Qysh keshtu ftoi ne koncert famoz ne Tirane fashistin Kaney West dhe e dariviti me afro $5 milione dollare?”

    Reply
  • nastradini says:
    August 31, 2026 at 1:27 pm

    PROPAGANDA ANTIFASHISTE NUK MUND TE MBULOJE KRIMET E KOMUNIZMIT

    Me propagande antifashiste Putini filloi agresionin e tij komunist ne Ukraine. Me propagande antifashiste Enveri me KASAPET e Titos masakruan mbi 4 mije djem kosovare ne Tivar dhe ASKUSH sot nuk flet per kete gjenocid antishqyptar qe u be ne emer te antifashizmit komunist sovjetik, as nga Kosova dhe as nga Shqypnia dhe ja sepse:

    “Nga 28 korriku deri më 29 gusht 1948, regjimi komunist ndërmori një valë arrestimesh ne veri te Shqypnise dhe pikerisht ne Koplik. 56 burra dhe gra u arrestuan dhe u torturuan. Katër prej të arrestuarve u vranë pa gjyq dhe u varrosen ne nje grope te perbashket, qe nuk eshte zbuluar akoma. Ky ishte terror shtetëror. Regjimi komunist godiste njerëzit që i konsideronte kundërshtarë politikë, nacionalistë, patriotë, klerikë dhe të gjithë ata që nuk pranonin të nënshtroheshin duke i etiketuar si fashiste. Përmes arrestimeve, torturave, burgjeve, internimeve dhe pushkatimeve, synonte të thyente jo vetëm individin, por edhe familjen dhe gjithë shoqërinë. Kopliku u godit që të frikësohej Malësia e Madhe. Por Malësia nuk u friksua, nuk u nënshtrua por qëndroi e pamposhtur. Ne, sot pas kaq shume vitesh kujtojmë 56 të arrestuarit, të pushkatuarit, të torturuarit, të burgosurit, familjet e tyre dhe të gjithë ata që paguan një çmim të rëndë sepse nuk pranuan të përkuleshin përpara diktaturës. Komunizmi nuk duhet paraqitur si një sistem që kishte thjesht “gabime”. Ai ishte një diktaturë që përdori shtetin për të shtypur lirinë, për të burgosur, torturuar dhe vrarë kundërshtarët e tij. Përballë atyre që ende e justifikojnë, e relativizojnë apo e idealizojnë komunizmin, qëndrimi ynë duhet të jetë i prerë: Nuk mund të ketë lavdi për një regjim që prodhoi viktima. Nuk mund të ketë barazi mes viktimës dhe xhelatit. Nuk mund të ketë demokraci të vërtetë duke harruar krimet e diktaturës. Nuk mund të ecim përpara pa dënuar krimet e komunizmit! Fatkeqësisht, sot Shqipëria vazhdon të qeveriset nga pinjollë të nomenklaturës komuniste, të cilët kanë trashëguar mentalitetin e pushtetit absolut te Enverit dhe përbuzjen ndaj kundërshtarit. Ndryshoi sistemi, por arroganca, kontrolli dhe përdorimi i shtetit kundër kundërshtarit vazhdojnë të na kujtojnë se komunistët nuk ndryshojnë, ata dinë të ndërtojnë vetem diktatura duke shfrytezuar edhe propaganden antifashiste, le te kujtojme se para do kohe hajdutja Olta Xhacka propozoi ne Parlament nje ligj te posacem per krijimin e Institutit Antifashist, i cili do te studionte dhe reklamonte veprimtarine e LANC kriminal jugosllav, pse nuk e pyet Olta Xhacka bamiresin e saj Edi Rama: Qysh keshtu ftoi ne koncert famoz ne Tirane fashistin Kaney West dhe e daroviti me afro $5 milione dollare?”

    Reply
  • 1thundrak says:
    August 31, 2026 at 4:19 pm

    Xhino jevgu komunist proteston ne Hungari?!

    Reply
  • Mentori says:
    September 1, 2026 at 2:07 am

    Fakti që 97%e pasurisë së globit e ka
    3%e të pasurve të botës kjo do të thotë që në botë sundon një fashizëm por në heshtje, ai tani ka pushtetin ekonomik
    dalëngadalë (jo dhe aq) merr dhe pushtetin politik kështu bota shkon drejt një lufte të tretë botërore.

    Reply
  • Mentori says:
    September 1, 2026 at 2:07 am

    Postoni komentin tim!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Trupi i Ratko Mlladiçit mbërriti në Beograd, ku u prit nga zyrtarë serbë
  • 100 ditë në shesh
  • ‘Biznesi’ i prostitucionit në rrjete sociale, Policia arreston tutoren nga Kolumbia dhe dy vajza nga Brazili
  • A mund t’i shpëtojnë delet akullnajat? Eksperimenti i pazakontë i shkencëtarëve zviceranë
  • Kompensimi për fëmijët nga DIVA 2025, nisin pagesat pas plotësimit të mangësive në dokumentacion

Komentet e Fundit

  1. protestusi on Rama replikon me Sekretarin europian, pas akuzës për fyerje: Aludim i paturpshëm, kjo tregon se çfarë demokratësh jeni
  2. One11 on Rama replikon me Sekretarin europian, pas akuzës për fyerje: Aludim i paturpshëm, kjo tregon se çfarë demokratësh jeni
  3. Labi on Rama replikon me Sekretarin europian, pas akuzës për fyerje: Aludim i paturpshëm, kjo tregon se çfarë demokratësh jeni
  4. Viki on Rama replikon me Sekretarin europian, pas akuzës për fyerje: Aludim i paturpshëm, kjo tregon se çfarë demokratësh jeni
  5. Troç... on Rama në zyrë, protestuesit rrethojnë Kryeministrinë. Përplasje me Policinë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?