Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Referendumi, islandezët votojnë për të qëndruar jashtë Bashkimit Evropian
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Referendumi, islandezët votojnë për të qëndruar jashtë Bashkimit Evropian
AnalizaBote

Referendumi, islandezët votojnë për të qëndruar jashtë Bashkimit Evropian

Published: August 30, 2026
Shpërndaje

Islandezët kanë votuar për të qëndruar jashtë Bashkimit Evropian, treguan rezultatet e referendumit të dielën, duke e kundërshtuar nismën e Qeverisë për të rihapur bisedimet për anëtarësim 13 vjet pasi ishin ndërprerë.

Ishulli arktik me 400.000 banorë ka debatuar nëse duhet t’i bashkohet BE-së për më shumë se një dekadë dhe fillimisht pritej që, me një diferencë të ngushtë, të mbështeste rinisjen e bisedimeve për anëtarësim.

Megjithatë, sondazhet e opinionit këtë muaj treguan se qëndrimet kishin ndryshuar.

- Publicitet -

“Kjo është një pengesë e qartë për Brukselin”, tha për Reuters një diplomat i BE-së, duke shtuar se çështjet e peshkimit dhe të pavarësisë kishin qenë vendimtare.

Në referendumin e së shtunës, 52,8% e pjesëmarrësve votuan kundër propozimit të Qeverisë për zhvillimin e negociatave me Brukselin, ndërsa 47,2% votuan për.

Në votim morën pjesë 82,5% e votuesve me të drejtë vote, raportuan transmetuesi publik RÚV dhe media të tjera islandeze.

Nga gjashtë njësitë zgjedhore, vetëm dy në qendër të Reikjavikut patën shumicë votash në favor të hapjes së negociatave, ndërsa zonat rurale dhe periferitë e Reikjavikut votuan kundër.

Qeveria e paraqiti anëtarësimin si një mburojë kundër luftërave tregtare dhe rivalitetit në Arktik, ndërsa referendumin e cilësoi si një moment “tani ose kurrë”.

Kryeministrja Kristrun Frostadottir tha se një votë “jo” do t’i jepte fund debatit për aq kohë sa koalicioni i saj i qendrës së majtë do të ishte në pushtet.

Në Bruksel, disa zyrtarë kishin shprehur shpresën se një votë në favor të anëtarësimit të Islandës mund të zbusë skepticizmin ndaj zgjerimit të BE-së dhe ta forcojë strategjikisht bllokun në një kohë kur siguria në Arktik është në fokus.

Islanda, një shtet anëtar i NATO-s, por që nuk ka ushtri të përhershme, diskutoi gjithashtu nëse anëtarësimi në BE mund ta forconte sigurinë e vendit.

Por, për disa islandezë, peshkimi ishte një çështje më e rëndësishme sesa siguria.

Industria e peshkimit është një nga sektorët më të mëdhenj të Islandës, duke kontribuar drejtpërdrejt dhe tërthorazi me 15% në Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) dhe duke përbërë rreth 40% të të ardhurave nga eksportet, tregojnë të dhënat.

Shteti ishullor aplikoi për herë të parë për anëtarësim në BE në vitin 2009, kur një krizë financiare goditi ekonominë e vogël dhe të ekspozuar të vendit. Një qeveri euroskeptike i dha fund negociatave në vitin 2013.

REL

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • demo says:
    August 30, 2026 at 4:50 pm

    Po pse budallenj jane islandezet te mbajne hajdutet e Ballkanit? Ngopet Frida Grifsha me Ilir Beqen me fondet e BE?

    Reply
  • Anna Anna says:
    August 30, 2026 at 6:48 pm

    Bravoooo 👏👏👏 Ata s’duan të jenë, Edi Rama 👎 po jep paratë e popullit shqiptar për të hyrë në BE…edhe pse e di që BE nuk na pranon me pensionet qesharake të 791.000 pensionistëve që vijojnë nga:100€ deri në 180€ 😥😥😥

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Gjashtë “jo” që testojnë të ardhmen e LDK-së. Kriza në Prishtinë shkon përtej emrit të kandidatit për President
  • Çfarë fshihet pas dorëheqjes së Evis Salës?
  • 4iG dhe SpaceX nënshkruajnë marrëveshjen e parë në Europë për prezantimin e komunikimeve satelitore Starlink me pajisjet mobile
  • Rama shpjegon dorëheqjen e Evis Salës
  • Homazhet e Serbisë për vdekjen e Mlladiçit s’janë as të nderuara, as dinjitoze

Komentet e Fundit

  1. Dashi on Pasojat e përplasjes politike të Varshavës me Kievin po ndihen në rrugët e Polonisë
  2. demo on “Top sekret 2”, dokumenti që trazoi debatin fetar në Kosovë
  3. Socialpis i ndershëm... on Ministrja e Shëndetësisë jep dorëheqjen nga kabineti i Ramës, zëra se nuk pranoi të firmoste monopolizimin e ilaçeve
  4. Toni on VIDEO: Momenti kur dhunohet kamerieri nga pronarët e hotelit në Golem, i riu: Kërkova pagën
  5. sfilitje.com on Gruaja që tentoi të vriste Leninin më 1918

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?