Pezullohet përkohësisht trafiku ajror në hapësirën ajrore shqiptare. Shkak dyshohet të jetë bërë një problem teknik në sistemin e radarëve të Albcontrol, duke sjellë ndërprerje në monitorimin e trafikut ajror.
Dy fluturime që priteshin të uleshin në orën 18:45 janë devijuar.

Për disa minuta, si masë sigurie, asnjë avion nuk është lejuar të fluturojë në hapësirën ajrore të Shqipërisë, ndërsa janë ndaluar përkohësisht edhe ngritjet dhe uljet e avionëve.
Ndërprerja e sistemit mund të shkaktojë vonesa në nisjet dhe mbërritjet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, si dhe pritje për avionët që ndodhen në fluturim. Në varësi të kohëzgjatjes së problemit, mund të ketë edhe shtyrje të orareve apo devijime të përkohshme të fluturimeve.

Burime bëjnë me dije se po punohet për normalizimin e sistemit dhe rikthimin e trafikut ajror në normalitet.
Pezullimi i përkohshëm është marrë për arsye sigurie, pasi funksionimi i plotë i sistemeve të monitorimit është thelbësor për navigimin dhe garantimin e ndarjes së sigurt të avionëve në hapësirën ajrore.
“Sot në orën 17:30 për shkak të një problemi teknik janë fikur sistemet e trafikut ajror. Ekspertët e Albcontrol kane marrë të gjitha masat për të shmangur çdo rrezik për avionët në hapësirën ajrore dhe janë angazhuar për rikthimin e sistemeve në punë,
Rreth orës 18:00 u arrit që 90% e sistemeve të rikthehen në funksionet normale dhe ndërkohë po punohet për të rikuperuar edhe pjesën tjetër të tyre. Falë reagimit në kohë dhe me profesionalizëm u bë e mundur që të shmangej bllokimi i trafikut ajror në hapësirën tonë”, njoftoi Albcontrol.
Falë reagimit të shpejtë dhe ndërhyrjes profesionale të teknikëve, rreth orës 18:00 u bë i mundur rikthimi në punë i 90% të sistemeve kryesore.
j.l./ dita

Albcontrol po mban mbi shpine dhe gjoben e Becchettit fituar ne arbitrazh nderkombetar prej marrezise Rames.
Milionat qe i takojne Albcontrol nga hapesirat ajrore si ne c’do vend tjeter, i jane bllokuar per te shlyer ate gjobe te majme 120 milion Euro qe Becchetti fitoi ne arbitrazh me qeverine Rama. (ky i fundit nuk e permend me ate solemnitetin “Becchetti do marre Noc Rrokun, se ai Noc Rrok i marrezise tij i mbeti ne dere Albcontrol)
Falja e Territoreve dhe pasurive shqiptare eshte e vetmja “Industri,”,qe di te ndertoje Rama.Aeroportin e Bexhetit do ta paguaje 10 fish ne Arbitrazh Nderkombetar,,Nuk jane GJYKATA KUSHTETUESE Ata.
Gjoba e Bexhetit(aeroporti Vlores),do shkoje 500 miljon euro.
O dashkar jep ndonje kontribut ta kalojme hallin e beketit. Tani sa ka filluar, mbas beketit ka shume te tjere. Do paguajne patronazhistet? Mutdhenesi vetem mut mban car te jape? Po samir manja ulaj kastrati hysenbolja klani topi dulaku…?