Lajmet e fundit
Raba Berisha ka kthyer dashurinë për ushqimet tradicionale në një biznes të suksesshëm.
Pas 12 vitesh punë si edukatore, gjatë pandemisë nisi përgatitjen e ushqimeve tradicionale, ndërsa sot fokusohet veçanërisht te turshitë, ajvari, pestili, pekmezi, reçelrat dhe produktet e tjera të sezonit.
Ajo tregoi në emisionin “Weekend” në Klan Kosova, se recetat i ka trashëguar nga nëna dhe gjyshja dhe mundohet t’i ruajë pa ndryshime, ndërsa kërkesat për këto produkte, sipas saj, janë çdo vit në rritje.
“Unë për vete, përderisa e kam shëndetin, këtë me plot dëshirë dhe me shumë kënaqësi e bëj”, tha Berisha.