Lajmet e fundit

Protesta e banorëve në fshatin Kliqinë të Pejës po vazhdon edhe sot, si shenjë kundërshtimi ndaj punimeve që po zhvillohen në rrugën e fshatit.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, protesta ka nisur disa ditë më parë dhe në të po marrin pjesë rreth 40 banorë.
Protestës dje i ishin bashkuar edhe nxënës të shkollës së fshatit, së bashku me mësuesit e tyre, ndërsa nuk dihet nëse ata janë pjesë e protestës edhe sot./Klankosova.tv