Lajmet e fundit

Të premten në fshatin Gërdoc të Podujevës një i burgosur ka sulmuar dy zyrtarë korrektues.
Me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar dhe vazhdon në procedurë të rregullt.
“Nga Burgu i Sigurisë së Lartë është raportuar se i burgosuri mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë korrektues meshkuj kosovarë”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.
“Gjatë futjes së situatës nën kontroll ndaj të burgosurit është përdorur sprej”.
“Dy viktimat dhe i burgosuri kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit rasti është iniciuar si më lartë dhe vazhdon në procedurë të rregullt".