Lajmet e fundit

Legjenda Luka Modriq ka vendosur të vazhdojë të luajë për kombëtaren e Kroacisë edhe në moshën 41-vjeçare.
Kroacia ka konfirmuar se Modriqi do të jetë pjesë e skuadrës së ardhshme të kombëtares, e cila do të përballet me Çekinë, Spanjën dhe Anglinë.
Mesfushori veteran do të vazhdojë të jetë në dispozicion të trajnerit dhe pritet të marrë pjesë edhe në ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve.
Modriq, figura më e madhe në historinë e futbollit kroat, vazhdon kështu historinë e tij të jashtëzakonshme me kombëtaren.