Lajmet e fundit

Ish-ministri gjerman për Evropën, Michael Roth, ka reaguar pas pritjes me nderime të larta ushtarake të trupit të ish-komandantit të Ushtrisë së Republika Srpska, Ratko Mlladiq, në Serbi.
Mlladiq, i dënuar për gjenocid dhe krime lufte, vdiq më 27 gusht në burgun e Hagës.
Roth për këtë veprim të autoriteteve serbe, reagoi përmes një reagimi në rrjetin social X.
“Kurrë nuk kam menduar se do të shihja një kriminel lufte të dënuar, njeriun përgjegjës për gjenocidin e Srebrenicës, duke marrë nderime shtetërore në Beograd”, shkroi Roth.
Ai më tej tha se një veprim i tillë tregon, sipas tij, se sa larg është Serbia nga pajtimi për të cilin ka nevojë Ballkani Perëndimor.
“Kjo tregon se sa larg është Serbia nga pajtimi për të cilin Ballkani Perëndimor ka aq shumë nevojë. Faleminderit të gjithë serbëve që publikisht e kundërshtojnë këtë turp”, ka shkruar ish-ministri gjerman në rrjetin social X.
I never thought I’d see a convicted war criminal, the man responsible for the genocide of Srebrenica, receive state honours in Belgrade. This shows how far 🇷🇸 is from the reconciliation the Western Balkans so badly need. Thank you to all Serbs who publicly oppose this disgrace. https://t.co/zmqIhr0m79
— Michael Roth 🇪🇺🇺🇦🇮🇱🇬🇪 (@MiRo_SPD) September 5, 2026