Qeveria shpenzoi rreth 998 milionë euro, të hyrat ishin rreth 975 milionë

Shpenzimet e Qeverisë së Përgjithshme janë rritur për më shumë se 213 milionë euro në tremujorin e dytë të vitit 2026 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa për herë të parë në këtë krahasim shpenzimet kanë kaluar edhe shumën e të hyrave të realizuara gjatë tremujorit, veccse te rritja bëhet fjalë për 2.1 milionë euro.Kështu tregojnë të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).

Sipas ASK-së, Qeveria e Përgjithshme ka shpenzuar 997.9 milionë euro në periudhën prill-qershor 2026, ndërsa në tremujorin e dytë të vitit 2025 shpenzimet ishin 784.9 milionë euro.

“Gjithsej shpenzimet e Qeverisë së Përgjithshme në TM2 2026 ishin 997.9 milion Euro, ndërsa shpenzimet në TM2 2025 ishin 784.9 milion Euro. Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë Kontributet sociale dhe përfitimet me 36%, Kompensimi i punëtorëve me 24%, Konsumi i ndërmjetëm 13%, ndërsa pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori tjera të shpenzimeve”, thuhet në një komunikatë për media nga ASK.

Në të njëjtën periudhë, të hyrat e Qeverisë së Përgjithshme arritën në 974.7 milionë euro, nga 972.6 milionë euro sa ishin në TM2 të vitit 2025.

“Gjithsej të hyrat e Qeverisë së Përgjithshme në TM2 2026 ishin 974.7 milion Euro, ndërsa të hyrat në TM2 2025 ishin 972.6 milion Euro. Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë Tatimet në produkte, të cilat paraqesin 67% të gjithsej të hyrave, Tatimet rrjedhëse në të ardhura 18%, Aktivet dhe detyrimet financiare 7%, ndërsa pjesa e mbetur është shpërndarë në kategori tjera të të hyrave”, thuhet mes tjerash në komunikatë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika