AGK-ja ngushëllon për vdekjen tragjike të Laurent Krasniqit: Dha një kontribut të madh në skenën mediale

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka shprehur ngushëllime për vdekjen tragjike të kameramanit dhe influencerit të njohur, Laurent Krasniqi, që humbi jetën tragjikisht mbrëmë në një aksident trafiku.

Përmes një telegrami të ngushëllimit, AGK bëri të ditur se për disa vjet, Laurenti ka punuar si kameraman në disa media përfshirë edhe TV Dukagjinin.

Tutje, AGK-ja vlerëson se i ndjeri ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në skenën mediale me punën e tij profesionale, dhe do të kujtohet për kolegjialitetin e pashoq tek i gjithë komunitetit medial në vend.

“Për disa vjet, Laurenti ka punuar si kameraman në disa media, duke përfshirë T7, TV Dukagjini, Tëvë1 dhe të tjera. Ai ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në skenën mediale me punën e tij profesionale, dhe do të kujtohet për kolegialitetin e pashoq tek i gjithë komunitetit medial në vend. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i shpreh ngushëllime të sinqerta, familjes, miqve dhe të gjithë kolegëve që kanë punuar bashkë me të”, thuhet në telegram ngushëllimin.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika