Paralajmëron OKB-ja: “El Nino” mund të jetë më i fuqishmi në katër dekada

Organizata Botërore Meteorologjike (WMO) paralajmëron se fenomeni “El Nino” pritet të intensifikohet më tej dhe mund të bëhet më i fuqishmi i regjistruar ndonjëherë, duke rritur rrezikun për kushte ekstreme atmosferike gjatë vitit 2027.

Sekretarja e Përgjithshme e WMO-së, Celeste Saulo, tha në një konferencë për mediat në Gjenevë se, nëse trendi aktual vazhdon, fenomeni mund të tejkalojë çdo nivel të regjistruar që prej fillimit të monitorimit modern rreth katër dekada më parë, shkruan Reuters, transmeton Dukagjini.

Sipas WMO-së, parashikimet tregojnë një probabilitet pothuajse 100% që “El Nino” të vazhdojë deri në shkurt 2027. Fenomeni po nxitet nga temperaturat jashtëzakonisht të larta të ujërave të Oqeanit Paqësor.

Një “El Nino” shumë i fuqishëm mund të ndryshojë ndjeshëm modelet e reshjeve dhe temperaturave në pjesë të ndryshme të botës, duke rritur gjithashtu rrezikun për thatësira, reshje intensive, stuhi dhe tajfune.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, e përshkroi situatën si një zhvillim shqetësues, duke deklaruar se “El Nino” po merr përmasa të jashtëzakonshme dhe se planeti po hyn në një territor të panjohur klimatik.

“El Nino” është një fenomen natyror që karakterizohet nga ngrohja periodike e sipërfaqes së detit në pjesën lindore të Paqësorit, e lidhur me dobësimin e erërave teksa shfaqet zakonisht çdo dy deri në shtatë vjet dhe mund të zgjasë deri në rreth 12 muaj.

Pasojat e fenomenit janë tashmë të dukshme në disa rajone. Në zonat tropikale, “El Nino” ka ndikuar në prodhimin e disa produkteve bujqësore dhe ka kontribuar në një krizë të rëndë ushqimore në Korridorin e Thatë të Amerikës Qendrore.

WMO parashikon që “El Nino” të arrijë kulmin drejt fundit të këtij viti, ndërsa ndikimet e tij pritet të vazhdojnë edhe gjatë vitit 2027. Fenomeni mund të kontribuojë gjithashtu në temperatura më të larta globale vitin e ardhshëm.

Përballë këtij skenari, WMO ka njoftuar se do të intensifikojë përgatitjet dhe sistemet e paralajmërimit të hershëm, me fokus të veçantë në bujqësi, shëndetësi, energji, menaxhimin e ujërave dhe reagimin ndaj fatkeqësive natyrore.

OKB: Fenomeni “El Nino” mund ta çojë planetin drejt temperaturave rekord

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika