Përplasje e fortë mes Rogertit dhe Stelinës në studio: Akuza, tension dhe largim nga emisioni - Gazeta Express
string(91) "perplasje-e-forte-mes-rogertit-dhe-stelines-ne-studio-akuza-tension-dhe-largim-nga-emisioni"

TV/Film

Gazeta Express

04/09/2026 21:55

Përplasje e fortë mes Rogertit dhe Stelinës në studio: Akuza, tension dhe largim nga emisioni

TV/Film

Gazeta Express

04/09/2026 21:55

Ish-finalisti i edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, Rogert Sterkaj, ka qenë i ftuari i parë i sezonit të ri të emisionit “She’s On Air” në Top Albania Radio, ku nuk kanë munguar debatet dhe deklaratat e forta.

Gjatë intervistës, Rogerti u përball me Stelina Kurilën, e cila gjithashtu ka qenë pjesë e “Big Brother VIP 5”, ndërsa mes dy ish-banorëve tensioni u shfaq që në momentet e para.

Rogerti deklaroi se nuk dëshironte të qëndronte në të njëjtin emision me Stelinën dhe e akuzoi atë se po sillej në mënyrë të shtirur.

“Stelinën nuk e njoh fare. E dini çfarë më ka bërë kjo? Nuk e keni idenë”, tha ai.

Moderatorja kujtoi se, sapo kishte mbërritur në studio, Rogerti kishte deklaruar se nuk dëshironte të qëndronte në emision së bashku me të.

“A ta them troç, më qetësoi shefja juaj, kolegia. Kjo po qesh tani, por për momentin është shumë false, sepse unë e shoh”, u shpreh Rogerti.

Stelina reagoi menjëherë, duke mos kursyer akuzat ndaj tij.

“Ti je fals, Rogert. E di cila është e forta? Ky njeri është kaq mashtrues profesionist, sa unë e kam takuar në Myslym Shyr dhe më është hedhur në krah. Po çfarë do të ikë ai? Do të vijë prapë, sepse këto janë lojërat e Big Brother. O Rogert, pse bën kështu? Big Brother ka mbaruar”, tha ajo.

Rogerti iu përgjigj duke pretenduar se Stelina kishte shkaktuar disa probleme gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

“Me thënë të vërtetën, ke bërë disa probleme aty brenda”, tha ai.

Stelina kërkoi që çështjet mes tyre të sqaroheshin një herë e mirë, por debati u ashpërsua më tej.

“Po çfarë nuk ke bërë, moj motër”, reagoi Rogerti.

“Çfarë të kam bërë?”, e pyeti Stelina.

Rogerti më pas riktheu në vëmendje një prej deklaratave të saj gjatë reality show-t.

“A je penduar që ke thënë se je raciste?”, e pyeti ai.

Stelina iu përgjigj duke i kujtuar se edhe ai kishte bërë deklarata të shumta gjatë qëndrimit në shtëpi.

“Edhe ti e di sa shumë gjëra ke thënë aty brenda”, tha ajo.

“Lëri të miat. Po flas për ato që ke thënë ti”, iu përgjigj Rogerti.

Stelina pranoi se gjatë eksperiencës së saj në “Big Brother VIP” kishte bërë gabime dhe kishte thënë gjëra për të cilat më pas kishte reflektuar.

“Edhe unë kam thënë shumë gjëra. Kam thënë në çdo intervistë se gabime bën sa të duash kushdo që hyn aty. Por Big Brother ka mbaruar”, përfundoi ajo.

Përplasja mes dy ish-banorëve krijoi tension në studio, ndërsa Rogerti shfaqi hapur pakënaqësinë e tij dhe u largua nga emisioni. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement
✕