Nga City mbetën të shtangur, kur mesfushori refuzoi kalimin te klubi anglez nga Bayerni - Gazeta Express
string(86) "nga-city-mbeten-te-shtangur-kur-mesfushori-refuzoi-kalimin-te-klubi-anglez-nga-bayerni"

Futboll

Gazeta Express

04/09/2026 20:00

Nga City mbetën të shtangur, kur mesfushori refuzoi kalimin te klubi anglez nga Bayerni

Futboll

Gazeta Express

04/09/2026 20:00

Manchester City thuhet se mbeti “i shtangur” pasi mesfushori i Bayern Munichut, Aleksandar Pavlović, refuzoi transferimin te klubi anglez gjatë afatit kalimtar të verës.

“Blutë” shpenzuan plot 320 milionë funte për rindërtimin e mesfushës nën drejtimin e trajnerit të ri Enzo Maresca, me Pavlovićin që ishte një prej lojtarëve të identifikuar si përforcim i mundshëm.

City e mbylli afatin kalimtar me yllin e Nottingham Forest, Elliot Anderson, talentin e Lille, Ayyoub Bouaddi, dhe yllin e Chelseat, Enzo Fernandez, por situata mund të kishte qenë ndryshe nëse Pavlović nuk do ta kishte refuzuar mundësinë për t’u transferuar në “Etihad”.

Mediat gjermane, “Bild”, raportojnë se talentit të Bayernit, Pavlović, iu ofrua mundësia për t’u transferuar te City këtë verë.

Sipas raportimit, “Blutë” bënë një ofertë prej 100 milionë eurosh (85 milionë funte) për 22-vjeçarin që në muajin mars, kur Pep Guardiola ishte ende në krye të skuadrës.

Thuhet se në momentin e ofertës së parë, Pavlović konsiderohej objektivi kryesor i Cityt për mesfushën gjatë kësaj vere, përpara se klubi të rivlerësonte opsionet e tij pas emërimit të Marescas.

Pasi përfunduan marrëveshjen për Andersonin, “Blutë” raportohet se dëshironin të transferonin njërin mes Bouaddit, Pavlovićit ose talentit të Barcelonës, Marc Bernal.

Megjithatë, shumë shpejt u bë e qartë se një transferim i reprezentuesit gjerman nuk ishte i mundur.

“Kam dëgjuar se ata mbetën të shtangur”, shkroi Christian Falk.

“Ata nuk e prisnin këtë. Ndoshta do të ishin të gatshëm të negocionin edhe për një shumë më të lartë me Bayernin. Por nuk pati as ofertë zyrtare, sepse Pavlović tha: ‘Jo, gjithsesi nuk do të vij’”, tha Falk.

Pavlović është produkt i akademisë së Bayernit dhe tregoi përkushtimin e tij ndaj klubit të fëmijërisë duke refuzuar interesimin gjatë kësaj vere.

Që nga debutimi i tij në vitin 2023, mesfushori ka bërë 102 paraqitje për klubin nga Bundesliga, duke shënuar tetë gola dhe duke dhënë gjashtë asistime.

Raporti thekson se, përveç dashurisë së madhe që ka për klubin, mesfushori thuhet se i ka vendosur vetes objektivin për ta fituar Ligën e Kampionëve përpara se të mendojë për të ardhmen e tij.

“Pavlović është nga Mynihu, ai ka lindur këtu. Ka fotografi të tij si një djalë i vogël me fanellën e Bayern Munich. Ai ende nuk e fsheh faktin se është tifoz i Bayernit. Dhe këtë mund ta kuptosh sa herë që flet me të”, shtoi Julian Agardi.

“Ai gjithashtu ka shumë miq të mirë në dhomën e zhveshjes: Tom Bischof, Lennart Karl, Nene Brown. E megjithatë është e jashtëzakonshme që ai e refuzoi këtë ofertë në mënyrë të prerë. Kjo tregon se ai absolutisht nuk po mendon të largohet, por përkundrazi ndihet plotësisht në shtëpi te Bayern dhe e sheh të ardhmen e tij me këtë klub”, e mbylli ai./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement
✕