Alexander Isaku thyen një rekord te Liverpooli, që s’ishte arritur që nga viti 2011 - Gazeta Express
string(81) "alexander-isaku-thyen-nje-rekord-te-liverpooli-qe-sishte-arritur-qe-nga-viti-2011"

Futboll

Gazeta Express

04/09/2026 22:40

Alexander Isaku thyen një rekord te Liverpooli, që s’ishte arritur që nga viti 2011

Futboll

Gazeta Express

04/09/2026 22:40

Alexander Isak vodhi vëmendjen që në fillim të përballjes së Liverpoolit me Ipswich Town.

Sulmuesi suedez shënoi dy herë në minutat e para, duke i dhënë skuadrës së tij një avantazh të hershëm dhe duke e shkruar emrin në librat e rekordeve të klubit.

Dopieta e Isak ishte më e shpejta e Liverpoolit në Premierligë që nga viti 2011, sipas “Opta”, kur Maxi Rodriguez shënoi dy gola brenda shtatë minutave të para ndaj Fulhamit.

Golat në minutën e gjashtë dhe të nëntë dëshmuan startin e fuqishëm të suedezit në këtë sezon.

Ai kishte gjetur rrjetën edhe ndaj Nottingham Forestit në xhiron e kaluar, duke e çuar në tre numrin e golave të tij në këtë garë.

Ky start i jashtëzakonshëm merr edhe më shumë peshë duke pasur parasysh sezonin që kishte kaluar.

Lëndimet e kufizuan Isakun në vetëm 22 paraqitje në të gjitha garat në sezonin e tij të parë te Liverpooli, ndërsa ai arriti të shënonte vetëm katër gola.

Liverpooli e transferoi atë nga Newcastle në një marrëveshje rekord, duke besuar se suedezi do të bëhej një prej armëve më të rrezikshme të skuadrës në sulm.

Dhe suedezi ka nisur t’ua dëshmojë se kanë pasur të drejtë./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement
✕