171 efektivë dhe 10 mjete zjarrfikëse në terren për fikjen e zjarrit në Himarë - Gazeta Express
string(78) "171-efektive-dhe-10-mjete-zjarrfikese-ne-terren-per-fikjen-e-zjarrit-ne-himare"

Lajme

Gazeta Express

05/09/2026 9:38

171 efektivë dhe 10 mjete zjarrfikëse në terren për fikjen e zjarrit në Himarë

Lajme

Gazeta Express

05/09/2026 9:38

Forcat e Armatosura vijuan gjatë natës angazhimin në terren për menaxhimin e situatës së krijuar nga zjarri në Himarë.

Përmes një reagimi, ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi bëri të ditur se në terren ndodhen 171 efektivë dhe 10 mjete, ndërsa nga Forcat e Armatosura ishin në gatishmëri edhe një mjet zjarrfikës dhe një ambulancë.

Sipas Nufit, forcat ishin pranë komunitetit për përballimin e situatës dhe mbrojtjen e jetës dhe pronës.

Në reagimin e tij, Nufi shprehu mirënjohje dhe respekt për të gjithë efektivët e angazhuar në terren.

Si pasojë e zjarrit deri tani janë djegur 6 banesa, dhe janë evakuuar mbi 30 qytetarë./TCh/

Advertisement
Advertisement
Advertisement
✕