×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Transporti publik, zgjatet kompensimi i karburantit edhe me 4 muaj, 50 lekë për litër për operatorët

Operatorët e transportit publik pritet të përfitojnë edhe për katër muaj të tjerë kompensimin prej 50 lekësh për litër për karburantin, për periudhën qershor-shtator.

Dakordësia në parim për vijimin e masës është arritur në takimin e dytë të zhvilluar këtë pasdite mes përfaqësuesve të shoqatave të transportit publik, operatorëve dhe ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi.

Në fokus të takimit ishte kërkesa e sektorit për zgjatjen e afatit të kompensimit të karburantit, për shkak të rritjes së kostove të operimit. Shoqatat e transportit publik kishin kërkuar që kompensimi të rritej në 60 lekë për litër, duke argumentuar se kjo do t’i afrohej rritjes mesatare të çmimit të naftës.

Sipas analizës së çmimeve të blerjes së karburantit, bazuar në faturat e paraqitura nga operatorët, rritja mesatare e çmimit për periudhën qershor-shtator është rreth 54 lekë për litër, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në ditët në vijim, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë pritet të propozojë projektvendimin për zgjatjen me katër muaj të tjerë të periudhës së kompensimit.

Pas takimit, kryetari i Shoqatës Kombëtare të Transportit Qytetas, Kostandin Foni, deklaroi për “Monitor” se diskutimet me përfaqësuesit e sektorit dhe ministrinë ishin pozitive.

Sipas Fonit, zgjatja e kompensimit do t’u krijojë operatorëve mundësi për të përballuar një pjesë të rritjes së kostove dhe për të garantuar vijimësinë e shërbimit të transportit publik.

“Masa prej 50 lekësh për litër konsiderohet një mbështetje e rëndësishme për operatorët, duke u dhënë atyre mundësi të përballojnë një pjesë të konsiderueshme të rritjes së kostos së karburantit”, u shpreh Foni.

Ai shtoi se vijimi i kompensimit për katër muajt e ardhshëm synon të mbështesë operatorët dhe të garantojë qëndrueshmërinë e shërbimit. Sipas tij, nëse çmimet e karburantit vijojnë të rriten, pritet që qeveria të marrë në konsideratë vazhdimin e masave mbështetëse për sektorin.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Tmerr/ 62-vjeçari shqiptar gjendet e i vdekur në mes të rrugës

Tmerr/ 62-vjeçari shqiptar gjendet e i vdekur në mes të rrugës

Publikuar më 06.09.2026
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kosovë, k...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kosovë, ku një person është gjetur i pajetë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Mitorvicë, ku viktima është identifikuar se është një 62-vjeçar. Ai është gjetur pa shenja jete në rrugën “Faruk Spahija”. Rastin e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë për rajonin e […]

Lexo më shumë

Nga protesta e 100-të tek rrethimi i Kuvendit/ Çfarë do të ndodhë me “flamingot” më 7 dhe 8 shtator

Nga protesta e 100-të tek rrethimi i Kuvendit/ Çfarë do të ndodhë me “flamingot” më 7 dhe 8 shtator

Publikuar më 06.09.2026
“Revoluvcioni Flamingo” shënon ditën e nesërme protestën e 1...

“Revoluvcioni Flamingo” shënon ditën e nesërme protestën e 100-të, që kur qytetarët zbritën në shesh. Tubimet që nisën si kundërshtim për projektin e planifikuar për tu ndërtuar në zonën e Zvërnecit dhe në ishullin e Sazanit, shumë shpejt u kthyen në protesta të mëdha, kundër qeverisë, kryeministrit Edi Rama por edhe të gjithë klasës politike. […]

Lexo më shumë

Video/ Zjarr i madh në malin e Tërbunit! Rreth 3 mijë hektarë mes flakëve

Video/ Zjarr i madh në malin e Tërbunit! Rreth 3 mijë hektarë mes flakëve

Publikuar më 06.09.2026
Pamje të rënda vijnë nga Puka, atu ku një vatër e madhe zjar...

Pamje të rënda vijnë nga Puka, atu ku një vatër e madhe zjarri raportohet në malin e Tërbunit. Flakët shihen se kanë përfshirë sipërfaqe prej rreth 3 mijë hektarësh, mbi fshatin Pezhvë, ndërsa vijojnë të përhapen për shkak se zona ka bimësi të dendur. Shërbimi zjarrfikës, i cili aktualisht po përballet edhe me vatra të […]

Lexo më shumë

Kush është çifti i njohur që puthen e përqafohen në publik, por jetojnë të ndarë? Rrëfimi tronditës i Eni Çobanit: Nga tradhtia lindi një fëmijë

Kush është çifti i njohur që puthen e përqafohen në publik, por jetojnë të ndarë? Rrëfimi tronditës i Eni Çobanit: Nga tradhtia lindi një fëmijë

Publikuar më 06.09.2026
Eni Çobani ka bërë një rrëfim tronditës, teksa ishte e ftuar...

Eni Çobani ka bërë një rrëfim tronditës, teksa ishte e ftuar në “Grida Duma Poskast”. Teksa foli për rastin më tronditës të cilin i është dashur të ndërmjetësojë, juristja tha se ngjarja vjen nga një familje shumë e pasur shqiptare dhe një çift shumë i njohur për publikun. Çobani shpjegoi se si çifti i njohur […]

Lexo më shumë

Video/ Dy ditë pas zjarrit katastrofik, Vangjel Tavo zbret në terren: Prioriteti ynë është të jemi pranë banorëve

Video/ Dy ditë pas zjarrit katastrofik, Vangjel Tavo zbret në terren: Prioriteti ynë është të jemi pranë banorëve

Publikuar më 06.09.2026
Kryebashkiaku i Himarës Vangjel Tavo ka zbritur në terren pa...

Kryebashkiaku i Himarës Vangjel Tavo ka zbritur në terren pas zjarreve që goditën qytetin në jug të vendit. Tavo ka publikuar disa pamje në rrjetet sociale, ku shfaqet pranë qytetarëve, të cilëve iu dogjën banesat apo tokat gjatë zjarrit katastrofik, dy ditë më parë. Tavo tha se ekipet po evidentojnë dëmet dhe po qëndrojnë pranë […]

Lexo më shumë

Video/ Zjarr në Krastë të Elbasanit! Flakët shumë pranë banesave

Video/ Zjarr në Krastë të Elbasanit! Flakët shumë pranë banesave

Publikuar më 06.09.2026
Një zjarr i madh ka përfshirë zonën pranë Kodrës së krastës ...

Një zjarr i madh ka përfshirë zonën pranë Kodrës së krastës në Elbasan, duke u kthyer në rrezik për banesat. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat e shërbimit zjarrfikës, të cilët kanë mobilizuar tre mjete dhe 12 efektivë për të vënë nën kontroll flakët. Për shkak të afërsisë me banesat, ndërhyrja është fokusuar në izolimin […]

Lexo më shumë

“Ata që përgatitën mashtrimin, janë pas hekurave”/ Berisha nga SHBA-ja për “non grata”-n: Qëndroj me dy këmbë në tokën që donin të ma ndalonin

“Ata që përgatitën mashtrimin, janë pas hekurave”/ Berisha nga SHBA-ja për “non grata”-n: Qëndroj me dy këmbë në tokën që donin të ma ndalonin

Publikuar më 06.09.2026
Kryedemokrati Sali Berisha ndodhet në Shtetet e Bashkuara të...

Kryedemokrati Sali Berisha ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka zhvilluar një takim me shqiptarët në New Jersey. Berisha është ndalur të flasë edhe për shpalljen “non grata” nga DASH 5 vite më parë, duke thënë se sanksionet erdhën pas mashtrimit të krijuar nga ekstremi i majtë. Ai shtoi se sot ata janë […]

Lexo më shumë

“Punonjës sezonalë” për të shitur drogë në Sarandë! Zbulohet si funksiononte grupi kriminal i “Boraqit”

“Punonjës sezonalë” për të shitur drogë në Sarandë! Zbulohet si funksiononte grupi kriminal i “Boraqit”

Publikuar më 06.09.2026
Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni anti-drogë në Sa...

Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni anti-drogë në Sarandë, i cili çoi në kapjen e 20 persona, mes tyre edhe 49-vjeçarin Altin Arapi, i njohur me pseudonimin “Boraqi”. Mësohet se shumë nga shpërndarësit vinin nga Tirana dhe Elbasani dhe shisnin drogë vetëm gjatë sezonit veror. Ata shpërndanin lëndë narkotike në zonën e Ksamilit dhe […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda