Një video e rëndë vjen nga Kuçova, ku protagonistë janë policia dhe një kryefamiljar.
Në pamje shihen efektivët që tentojnë të shoqërojnë kryefamiljarin, teksa hasin në kundërshtimin e bashkëshortes së tij. Por fakti më i rëndë, është që në banesë ndodhet dhe një fëmijë, i cili i frikësuar nga dhuna e ushtruar, bërtet dhe u lutet policëve të mos shoqërojnë burrin.
Deputeti i Partia Mundësia”, Erald Kapri shprehet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Krekëz, ku Dashnor Toska po shoqërohet pasi akuzohet se ka suvatuar murrët e shtëpisë pa leje. Deputeti shton më tej se familja flinte jashtë pasi banesa e tyre ishte e amortizuar dhe Toska kishte ndërhyrë për ta rregulluar.
Reagimi i plotë i Erald Kaprit:
Po tejkalohet çdo limit, në sy të fëmijëve!
Në fshatin Krekëz të Kuçovës, policia ushtroi dhunë ndaj familjes pse suvotoi muret e shtëpisë. Familja Toska në fshatin e largët të Kuçovës është terrorizuar nga Policia e Shtetit duke e marrë zvarrë në sy të fëmijëve kryefamiljarin Dashnor Toska sepse kishte suvatuar muret e shtëpisë pa leje. Familja flinte jashtë për shkak se banesa ishte e amortizuar por terrori policor arrestoi edhe kryefamiljarin Toska me 6 anëtarë.
Aty ku shteti duhet të shtrijë dorën për të ndihmuar një familje në nevojë, dërgon policët që sillen si banditë. Në sy të fëmijëve.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/