Alban Eftimi, biznesmeni i kompanisë “Atelier 4”, është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, për të dëshmuar në lidhje me hetimin e nisur për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku.
Paraqitja e Eftimit në SPAK vjen pas kontrolleve të kryera në fund të muajit korrik në ambientet e kompanisë “Atelier 4”. Në qendër të verifikimeve ndodhet një vilë në Dhërmi, e cila është sekuestruar më herët nga autoritetet. Dyshimet e ngritura nga hetuesit lidhen me mundësinë që prona të jetë pasuri e padeklaruar dhe të ketë lidhje me Belinda Ballukun.
Hetimi ndaj ish-zëvendëskryeministres përfshin dyshime për korrupsion dhe pastrim parash. Belinda Balluku është gjithashtu e pandehur në një çështje tjetër penale, ku akuzohet për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/