Një konflikt i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Kavajë, ku janë përfshirë shoferët e dy furgonave.
Raportohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00, pranë tregut të Kavajës, ku Lufti Kaziu dhe Iljaz Istrefi janë përplasur fizikisht. Gjatë përleshjes, Iljaz Istrefi dyshohet se është goditur me një levë në kokë. Pas incidentit, ai është transportuar drejt Spitalit të Kavajës, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e Policisë së Kavajës, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit dhe përcaktimin e përgjegjësive. Ndërkohë, Lufti Kaziu, drejtuesi i njërit prej furgonëve, është shoqëruar nga Policia e Kavajës për veprime të mëtejshme hetimore.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/