Vijon operacioni për shuarjen e zjarrit në zonën e Kashnjetit në Lezhë, ku flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme dhe kanë shkaktuar dëme edhe në rreth 25 banesa, disa të banuara.
Sipas informacioneve paraprake, në momentin e zjarrit ato kanë qenë të pabanuara, duke shmangur rrezikun për banorët.
Për shkak të terrenit të vështirë dhe pamundësisë për të ndërhyrë në disa vatra nga toka, operacioni është mbështetur edhe nga ajri. Dy helikopterë po punojnë për izolimin dhe neutralizimin e vatrave të zjarrit.
Ndërkohë, në zonën e prekur është vendosur një perimetër sigurie, pasi dyshohet se në disa pjesë të territorit mund të ketë fishekë të mbetur, të cilët paraqesin rrezik për shpërthime.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/