Teksa është shpallur në kërkim nga policia, Arbër Habilaj ka dhënë një intervistë për gazetarin Spartak Koka, në lidhje me konfliktin dhe dhunimi ne kamerierit Genti Nela.
Ai ka treguar versionin e ngjarjes, duke pretenduar se paga nuk ishte shkak për konfliktin mes tyre. Sipas Habilajt, i riu ka qenë i pari që i ka ofenduar dhe ka dhunuar vëllai ne tij, Florjanin, duke i thyer gotën në kokë. Pas kësaj, konflikti ka degraduar dhe sipas Arbërit, i riu u dhunua vetëm nga ai dhe vëllai Floriani.
“Ne kemi një hotel në malin e Rrobit. E kemi hapur më 10 gusht. Këtë djalin e gjeti vëllai si kamerier. Ne e kemi marrë në korrik por ka ardhur në gusht, sepse atëherë u hap hoteli. Kemi rënë dakord që do i jepnim rrogën edhe pa ardhur asnjë ditë sepse hapja e hotelit u vonua. Kishim rënë dakord për 600 mijë lekë të vjetra paga. Nga 10 korriku deri më 10 gusht ai nuk ka qenë asnjë ditë. Mund të ketë ardhur ditën e fundit për sistemim por jo punë e rëndë. Për këto ditë, ai ka marrë pagën të plotë sepse ashtu kishim rënë dakord. Më 11 gusht unë e pashë që ai nuk ishte për atë punë, e shikoja që tek shërbimi, si tek komunikimi me mua apo me vëllain por thashë hajt se është djalë i ri.
Ai ishte për provë, nuk ishte kamerier i mirëfilltë. E pyeta që në fillim për punën dhe më tha kam punuar një muaj, kam larë gota… Në momentin që unë e pashë që ai nuk dinte… unë hotelin e kam hapur më 10 gusht, dy javë kam që e kam hapur.
Vëllai e dëgjoi duke folur në telefon me një person tjetër për punë. Ishte e enjte, ai do të ikte të dielën. Ne e kishim vendosur për ta hequr sepse nuk ishte i aftë për atë lloj pune. Rrinte gjithë ditën kot. Kam foto që rrinte gjithë ditën ulur duke luajtur në telefon. Dhe i tha vëllai: ‘Gent ti deri këtu je. Shko poshtë, shiko sa ke për të marrë dhe ik. Ai duhet të fliste për pagën me burrin e motrës sime, sepse ai merret me pagat. Ai po më priste mua sepse unë i kisha thënë vëllait që nuk bënte ai për këtë punë. Për gjynah nuk e mbaja dot sepse aty kemi harxhuar lekët. Ai më thërret mua dhe më thotë se vëllai i kishte thënë që të ikte nga puna. Më kërkoi që ta mbaja dhe dy ditë në punë pasi të dielën do të ikte. I kam thënë: ‘Nuk kam pse të të mbaj unë dhe dy ditë sepse ti do të ikësh të dielën. Shko tek Mariglen idhe merr pagën për ditët që ke punuar.’ Aty nisi jo po si të iki unë kështu.. Ky ka qenë i gjithë muhabeti. Unë hotelin mund ta shes, mund ta mbyll, nuk dua që të rrish më. Më tha: ‘Nuk ta bëj hallall por do flasim’ dhe nga këtu hyn brenda duke sharë. Vëllai ishte brenda. Ky e pa që ne u mërzitëm dhe kap gotën, e ja thyen vëllait në kokë. Vëllain e kam të gjakosur tek policia në Durrës. Nga ai sherr aty, sherr me grushte, asnjë gjë tjetër nuk ka ndodhur. Normalisht dhe ne i jemi kundërpërgjigjur. Unë di të them vetëm të drejtën, nuk di gënjeshtra. E kemi goditur vetëm unë dhe vëllai. Ka goditur, e kemi goditur. Vëllai ka të çarën në kokë. Nuk e di çfarë plagësh ka marrë ai.
Ka lindur konflikti, sherri dhe u mbyll çdo gjë. Nuk ishte problemi se unë nuk i dhashë rrogën dhe ndodhi sherri. Unë dhe vëllai i kemi thënë: ‘Shko bëj llogaritë sa të takojnë dhe ik në shtëpi’. Unë kam çuar çdo darkë në shtëpinë e vet. Ishte turni i parë, e çoja unë me makinë, ishte turni i dytë, prapë e çoja në shtëpi unë. Mund të ketë kamera në shtëpinë e tij ose në rrugë, të tregojnë targën, makinën, të gjitha. Çdo natë unë e kam çuar në shtëpi.
Po ai djali përse nuk është arrestuar. Unë kamerat do i dorëzoj. Ai e di shumë mirë si është puna e pagës. Rroga jepet në datën 10 shtator dhe nuk kam si të konfliktohet. Kam aty punëtorë që ende nuk e kanë marrë pagën e parë. Këtij pagën e parë ia kam dhënë pa ardhur fare në punë. Ia kam dhënë se kam rënë dakord si burrat. Mbaroi. Tani paga e dytë nuk kishte lidhje.
Ai më thirri dhe më tha më mbaj dhe dy ditë. Nuk kam pse ta mbaj unë tjetrin kur nuk kam punë. Unë aq e kam mundësinë, aq e kam punën. Ti sa ke për të marrë, mbaro punë, merr lekët. Kaq. Ti nuk ke fare punë të më kërkosh mua… Po më vendos gjobë ti mua që të të mbaj dhe dy ditë? Nuk dua të të mbaj dhe dy ditë. Dua që të ikësh nga hoteli im, merr lekët dhe ik. Aty pastaj u konfliktuam. Xhaxhai pastaj të vjen me kallash. Tani unë të nisem e ti çoj rrogën? A ka sens kjo gjë? Ore një miliardë lekë t’i kisha, çfarë rroge, nuk hyn rroga more vëlla.”– tha ai.
Në lidhje me ngjarjen janë arrestuar Florian Habilaj dhe shoku i tij, Enold Dragoti, të cilët në video shfaqen duke e dhunuar Genti Nelën së bashku me Arbër Habilajn. Dhëndri i familjes, Mariglen Mosha u procedua në gjendje të lirë, teksa xhaxhai i 18-vjeçarit, Melison Nela u arrestua teksa po shkonte i armatosur të vriste vëllezërit Habilaj.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/